E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompjuterët dhe celularët, kontroll të rreptë në doganë

15/04/2011  Survejimi deri në qershor

Bizneset që importojnë dhe eksportojnë pajisje elektronike si kompjuterë apo celularë do t’i nënshtrohen një kontrolli të rreptë në doganë. Nga 1 janari i këtij viti për çdo import apo eksport të mallrave sensitive, apo me përdorim të dyfishtë, merret dhe certifikatë kontrolli nga Agjencia e Kontrollit të Eksporteve. Gjithashtu, një emigrant nuk mund t’u dërgojë më me postë asnjë celular një të afërmi, pasi burokracitë janë të shumta. Një masë e tillë do të jetë e përkohshme, 6 muaj dhe bëhet për të kontrolluar të gjitha mallrat me përdorim të dyfishtë. Në një takim me bizneset, drejtori i Autoritetit të Kontrollit shtetëror të Eksporteve, Erald Dervishi, sqaroi procedurat e këtij kontrolli, i cili ndërmerret në kuadër të luftës antiterrorizmi. Lista përmban 8 mijë produkte dhe përfshin kryesisht pajisjet kompjuterike përfshirë kompjuterët dhe celularët, ndërsa te mallrat sensitivë hyn edhe kafeja, por edhe ato ushtarake. Ky kusht është vënë për 75% të tyre. Megjithatë, përfaqësuesit e bizneseve e shikojnë një procedurë të tillë si ngarkesë në praktikën e zhdoganimit të produkteve gjatë eksportimit apo importimit. Dhoma Amerikane e Tregtisë po lobon për heqjen e burokracive që rrjedhin nga ky ligj, ndërsa sugjerimet do t’i dërgohen institucioneve shtetërore.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›