Topi: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së
15/04/2011 Forumi i 14-të Ekonomik Euroaziatik
Presidenti i Republikës ka përshëndetur punimet e Forumit të 14-të Ekonomik Euroaziatik, organizuar nga fondacioni “Marmara” në Turqi. Sipas zyrës së shtypit të Presidencës, kreu i shtetit ka vënë në pah zhvillimin ekonomik të vendit këto kohët e fundit dhe ka theksuar lehtësirat që ofron vendi ynë për investimet e huaja. “Sot, Shqipëria është e angazhuar t’i bashkohet BE-së, për të cilën ka një Marrëveshje të Stabilizim Asociimit që prej vitit 2009. Shqipëria është anëtare e NATO-s, gjithashtu e OSBE-së, Bankës Botërore, FMN-së, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi”, tha Topi. Në fjalën e tij, Topi theksoi se “Turqia ka qenë dhe mbetet një partner i rëndësishëm strategjik i Shqipërisë, në rajon e më gjerë, prandaj forcimi, zgjerimi dhe thellimi i pandalshëm i marrëdhënieve të shkëlqyera me Turqinë mike e aleate në NATO, në kushtet e reja të angazhimeve të përbashkëta të sigurisë, paqes dhe të zhvillimit ekonomik, mbetet një nga prioritetet e rëndësishme të politikës së jashtme të shtetit shqiptar”. Në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Turqisë, kreu i shtetit theksoi se në bazë të tyre qëndron miqësia dhe lidhjet tradicionale e kulturore midis dy popujve tanë; janë forcuar e zhvilluar në vijimësi, në fusha shumëplanëshe, sa politiko-diplomatike, aq edhe ekonomike e investuese. “Shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë kanë gjetur gjithmonë te shteti, qeveria dhe populli turk një mik të madh e të sinqertë, që i është gjendur gjithmonë pranë, në situata të vështira dhe në momente historike të popullit dhe të kombit shqiptar, si në rastet e fatkeqësive natyrore, ashtu dhe të situatave politike, në veçanti të njohjes së pavarësisë së Kosovës, si edhe në mbështetjen e proceseve integruese euroatlantike”, tha Topi.