Dhunoi 18-vjecaren arrestohet demonstruesi i PS
TIRANE - Arrestohet nga policia e Tiranes personi i akuzuar se ka goditur me cader 18-vjecaren Bekime Rexha ne demonstraten e 21 janarit. Burime zyrtare nga policia thane se mengjesin e djeshem eshte arrestuar shtetasi Robert Perleka 36 vjec banues ne Kamez. Ai ishte shpallur ne kerkim per plagosjen e adoleshentes Rexha ngjarje e ndodhur ne Rrugen e Durresit gjate zhvillimit te demonstrates se opozites ne 21 janar. Sipas policise identifikimi i Perlekes u be nga verifikimi i kasetave filmike te marra nga demonstrata e dhunshme. Identifikimi i autorit eshte bere dy dite pas protestes gjate verifikimit te pamjeve filmike dhe qe nga ai moment ai ishte shpallur ne kerkim policor derisa dje u arrit te arrestohej. Ne njoftimin zyrtar te Policise se Tiranes thuhet se Perleka duke marshuar ne Rrugen e Durresit ka goditur me sende te forta ne pjesen e fytyres 18-vjecaren duke i shkaktuar disa plage. Nga pamjet filmike qe u transmetuan me ate ne nje video-projektori ne Drejtorine e Policise se Tiranes dallohet qarte momenti kur Perleka ka sulmuar me cader Rexhen duke e goditur disa here. Vajza ka qene duke ecur bashke me nje shoqen e saj dhe ne momentin qe turma po i afrohej ajo ka ngritur dy gishtat lart duke thirrur emrin e kryeministrit Sali Berisha. Menjehere pas kesaj Perleka e ka sulmuar duke e plagosur. Diten kur u sulmua nga protestuesi Bekime Rexha ende nuk i kishte mbushur 18 vjec ditelindje qe e festoi me 30 janar dhe u urua edhe nga kryeministri Sali Berisha. Ne ditelindjen e saj Berisha i shoqeruar edhe nga bashkeshortja Liri Berisha shkoi per ta uruar gjimnazisten dhe sipas tyre jo vetem ne emer te familjes Berisha por ne emer edhe te te gjithe bashkemoshatareve te Bekimes te cilet ate qe i ndodhi asaj e kane perjetuar si dhune ndaj tyre. Te gjithe me kane kerkuar qe qeveria te beje gjithcka per gjetjen e autorit dhe vendosjen e tij para ligjit. Ndaj une vij te percjell edhe nje here urimet me te perzemerta nga mbare nxenesit e ketij vendi shkollaret e ketij vendi por une jam i sigurt se cdo prind qe nis femijen ne shkolle bashkohet ne kete gezim te familjes tuaj u shpreh kryeministri Berisha ne festen e ditelindjes se 18-te te Bekime Rexhes. e.d