E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet kinezi me 100 paketa kontrabande

Rrugetimin per ne Kine, nuk ka dashur qe ta beje kot, Wenyi Chen, por eshte vene ne pranga ne Rinas, duke transportuar cigare kontrabande. Policia e Tiranes, beri te ditur dje, se ne Komisariatin e Rinasit, eshte bere e mundur kapja ne flagrance e 18- vjecarit, me nje sasi prej rreth 100 steka cigare, te llojit "Malboro", pa pulle, te cilat nuk i kishte deklaruar ne dogane. Cigaret i kishte fshehur ne tre cantat e tij te udhetimit, pasi do te ikte per ne Kine.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›