E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tropoja, Ndue Gjeloshaj kapet tete vjet pas vrasjes

Tirane - Pas tete vitesh kerkim, vihet ne pranga i kerkuari per vrasje. Ndue Gjelosha, 42 vjec, nga Tropoja, eshte vene ne pranga ne aeroportin e Rinasit, pasi po kthehej nga Gjermania, ku kishte vite qe kishte emigruar. Lajmi eshte bere i ditur nje dite me pare, nga Policia e Tiranes, e cila deklaroi, se i ndaluari ishte ne kerkim per vrasjen e Kujtim Karajn, te ndodhur ne nje hotel ne kryeqytet. "Ne saje te informacioneve te grumbulluara nga strukturat e Hetimit te Krimit, ne Komisariatin e Policise Rinas, eshte bere e mundur kapja e Ndue Gjeloshajt, 42 vjec, lindur ne Bajram Curri e banues ne Tirane, i shpallur ne kerkim per vepren penale te vrasjes", tha dje policia e kryeqytetit. Gjeloshaj pasi kishte bere vrasjen ishte larguar nga Shqiperia per ti shpetuar arrestimit. Por tete vjet me pas, drejtesia nuk e kishte harruar dhe ai eshte vene ne pranga ne momentin qe sapo kishte shkelur token shqiptare.

Vrasja

Arrestimi i 42-vjecarit Gjeloshaj, nga Tropoja eshte bere pasi akuzohet se me date 5 prill te vitit 2000, ka vrare Kujtim Karajn. Ngjarja ka ndodhur ne ambientet e nje hoteli ne kryeqytet, per shkaqe banale. Ne vendimin e dhene per masen e sigurise, nga Gjykata e Larte, ne vitin 2006, gjate argumentimit eshte bere e ditur se, Gjeloshaj e ka kryer vrasjen ne nje moment te tronditjes psikike te momentit, pasi nuk e ka kontrolluar veten. Nderkohe qe me pare, ne daten 18 tetor 2006 Gjykata e Shkalles se Pare ne kryeqytet, kishte caktuar masen e sigurise "arrest me burg", ndaj 42-vjecarit.

Arrestimi

Kane qene efektivat e Komisariatit te Policise se Rinasit, qe kane bere dhe prangosjen e te kerkuarit per vrasje. Nga burimet zyrtare te policise se kryeqytetit, eshte bere e ditur se, seksioni i Hetimit te Krimit ne Komisariatin e Rinasit kishin arritur per nje periudhe tre javore, qe te grumbullonin informacionin e nevojshem per kete person.

Burimet policore shtuan se, Ndue Gjeloshaj eshte kapur teksa po kthehej me linje ajrore nga Gjermania, ku kishte emigruar qe pas momentit te vrasjes. Nderkaq eshte bere e ditur se, veprimet procedurale ne ngarkim te te arrestuarit, jane duke u kryer nga Policia e Tiranes.

Artan Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›