Shqiptarja Arbesa Sinanaj perlot jurine e "X Factor" ne Gjermani
Vajza 16-vjecare nga Podujeva qe jeton ne Gjermani ka shkrehur ne lot anetaret e jurise se "X Factor" ne Gjermani. Arbesa Sinanaj ka performuar me sukses ne gjysmefinalen e "X Factor". Juria eshte perlotur gjate interpretimit te kengetares se re nga Kosova. Arbesa kendoi "You Found Me" nga The Fray, ndersa kengetarja e njohur gjermane Sandra Nasic nuk i permbajti dot lotet. Emocionuese ka qene Arbesa edhe per anetaret e tjere te jurise. Kengetarja Sarah Connor eshte shprehur ne mediat gjermane se zeri i Arbeses eshte i mrekullueshem. Pas debutimit ne gjysmefinale, Arbesa shpreson kualifikimin ne finale me 26 gusht. Ajo eshte shprehur se kerkon edhe mbeshtetjen e bashkatdhetareve per ta votuar ne naten finale te spektaklit. "Kur kam pare Sandra-n duke qare nuk mund ta besoja. Une asnjehere s'kam qene para nje publiku aq te madh dhe prandaj kam pas shume frike, por e di se kjo eshte normale, pasi qe per here te pare kam dale ne televizion", - tha ajo per mediat kosovare.