E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Djalin donin te ma vrisnin"

Xhemil Beharaj

Ballsh- Ne qytetin e Ballshit, Alket Rizain e cilesojne nje hero, duke e krahasuar edhe me Avni Rustemin. Por familjaret e tij shprehen te irrituar, duke pretenduar se Alketin kane dashur qe ta vrasin ne burgun e Koridhalosit. Mamaja e tij Donika Rizai, disponon nje lokal, ndersa banon ne lagjen "8 Shkurti" te qytetit. Lokali dje ishte i mbipopulluar, nderkohe qe e ema shprehet se prej 12 vjetesh nuk e ka pare dhe takuar Alketin, por vetem ka folur ne telefon.

Bashkeshortet Riza dhe Donika Rizai, i njohin te gjithe ne Ballsh. Ata kane ardhur ne vitin 1974 ne kete qytet dhe jane vendosur ne lagjen "8 Shkurti", kati i pare i nje pallati tre-katesh. Perballe shtepise kane dhe nje lokal te ndertuar me blloqe pas viteve 1990. Donika ka punuar para viteve 1990 ne Turizmin e qytetit, nderkohe qe Rizai punon ende ne Telekom. Nga martesa e tyre cifti ka tre djem, dy prej te cileve jetojne ne Angli dhe Belgjike, ku jane te martuar dhe me dokumente te rregullta. Alketi eshte djali i tyre i vogel, ose sic thuhet ndryshe, i pleqerise. Ai ka vite qe ka emigruar ne Greqi. "Ka ikur qe kur ishte 16 vjec dhe nuk e kam pare prej 12 vitesh. Me ka marre malli per tim bir", shprehet Donika, nena e 28-vjecarit.

Lokali ku punon Donika eshte shume prane me shtepine dhe vetem rruga kryesore e qytetit e ndan. Ai ka qene i populluar mengjesin e djeshem nga miq, dashamires, e fqinjet e familjes Rizai. Donika i ka mirepritur dhe qerasur me kafe e raki. Ajo thote se e kishte mesuar lajmin nga mediat, se djali i saj Alketi, ishte arratisur per here te dyte nga burgu i sigurise se larte i Koridhalosit ne Athine, se bashku me Vasilis Paleokosten. E pyetur nga gazeta "KJ", ne gjendje tensioni e ankthi per fatin e te birit, ajo shprehet se nuk di c'te thote me teper. "Kam 12 vjet pa i pare fytyren dhe e mbajne kot ne burg. Ai as ka vrare dhe as ka grabitur njeri. Gjyqi ende nuk eshte bere. Te gjitha cfare shkruhen ne gazeta jane shpifje dhe genjeshtra", shprehet ajo.

Per te eshte fat, qe i biri ka shpetuar i gjalle, pasi kane tentuar qe ta vrasin. "M'u sos durimi. Nuk kerkoj asgje nga shteti. Kur djali im iku nga burgu dje, rojet e kane qelluar. Ai per mua, per shtetin shqiptar, per shtetin grek, eshte i vdekur. Ai jeten e ka te falur nga plumbi", vijon rrefimin Donika. Ajo nuk e shikon te birin si njeri kriminel, por si nje te ri qe kerkon drejtesi. "Djali iku heren e pare e u kap pas 3 muajsh. Pse nuk vrau, te merrte hak, pse nuk vodhi, nese ishte ashtu sic e cilesuan, te rrezikshem?. Sepse s'eshte njeri i tille, s'i kemi dhene ate edukate. Po te merrej ai me ato pune, do kisha shtepi te mira, makine e lokal te mire dhe jo nje palo lokal, qe e kam bere me blloqe dhe vuaj, vete banakiere e vet kameriere", sqaron ajo ne rrefimin e saj. Nuk mund te flase asgje tjeter per te birin, por shprehet se mund te sherbeje me kenaqesi. "Uluni e pini kafe apo raki, por per djalin nuk ju flas dot me teper", perfundon Donika, nena e Alket Rizait.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›