Shqiptarja që refuzoi
Vildane Zeneli
Vildane Zeneli (Viki) refuzoi një kontratë për t'u fotografuar nga revista prestigjoze
Nuk ka pikë dyshimi që ajo është një nga imazhet më perfekte për revistat pornografike. Dhe jo pa qëllim asaj i është bërë një ftesë për të qenë protagoniste e “Playboy”-t, formatit të famshëm të femrave hot. Kjo i ka ndodhur një vajze shqiptare nga Kosova, e quajtur Vildane Zeneli. Në Nju Jork, vendbanimin e saj prej vitesh, atë e kanë të vështirë ta thërrasin Vildane, ndaj nofka që i kanë ngjitur është Viki. 23-vjeçarja ka pak muaj që ka refuzuar ftesën për të pozuar tek “Playboy” dhe “Penthouse”, dy revistat e famshme erotike. Kjo jo se nuk është në natyrën e saj, por për vajzën prishtinase, fusha e sigurt është ajo e modelingut, ku dhe ajo ka qenë pjesë e reklamave të ndryshme.