E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulen furrxhinjtë e fshatrave

BERAT - Shitja e bukës përveç çmimit të lartë, po sjell edhe abuzimet me peshën...

BERAT - Shitja e bukës përveç çmimit të lartë, ka sjellë edhe abuzimet me peshën. Në qarkun e Beratit buka vazhdon të shitet me 100 lekë, në një kohë që nuk është në masën 800 gramë. Bukëpjekësit e fshatrave janë hedhur në sulm, duke tregtuar bukë jo vetëm në zonat e tyre, por kanë zbritur në qytet, duke tregtuar bukën me peshë 800 gramë me çmim 80 lekë. Tashmë, këta bukëpjekës të zonave rurale po punojnë me orar “non stop” për të arritur qëllimin e tyre, duke prodhuar bukë më shumë se në kohën e mëparshme. Shumë bukëpjekës të fshatrave janë shprehur për gazetën, se në disa rrethe çmimi i bukës ka pësuar ulje, por në qytetin e Beratit dhe të Kuçovës çmimi i bukës ka mbetur i pandryshuar. Duke e shfrytëzuar këtë moment, si për të fituar dhe për t’u ardhur në ndihmë shumë familjeve të varfra, ata kanë ulur çmimin e bukës dhe po e tregtojnë në shumë dyqane të qytetit. Pra, bëhet fjalë për bukëpjekësit e Duhanasit, Kutallisit, Vërtopit, Lapardhase etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›