Hetim akuzave të senatorit Dick Marty

Më herët, komisioni i ligjeve miratoi në parim pr/ligjin për hetimin e akuzave të bëra nga Dick Martin. Qeveria i propozoi Kuvendit që ky p/ligj të kalohet me procedurë të përshpejtuar.
Deputetët e opozitës në Komision e cilësuan ligjin si mjaft të rëndësishëm, por kërkuan kohë për miratimin e tij. Megjithatë ata ranë dakord ta miratojnë parimisht draftin, për vetë rëndësinë që ai paraqet dhe që lidhen me imazhin e Shqipërisë.
Drafti i paraqitur në komision nga ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, i njeh misionit EULEX në Kosovë, autoritetin për të zhvilluar hetime edhe në Shqipëri lidhur me akuzat e përfshira në raportin e relatorit të Këshillit të Europës, Dick Marti, për një trafik të mundshëm organesh të zhvilluar nga UÇK në fund të viteve ‘90, edhe në territorin shqiptar.