E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqyrtohen gjashtë projektligje

Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 29 tetor, kur do të shqyrtohen për herë të parë gjashtë projektligje: Projektligji për Shërbimin Civil, ai për pagat e shërbyesve civilë, për Mërgatën e Kosovës, për Financimin e subjekteve politike, për Mbrojtjen e të dhënave personale si dhe Projektligji për shërbimet postare.

Kështu është vendosur në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së Parlamentit. Në të njëjtën seancë do të shqyrtohet edhe Raporti për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit penal për të mitur.

Meqë Kryesia e ka mbështetur Rekomandimin e kryetares së Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Transport dhe Telekomunikacion lidhur me korrigjimin e referencave në Ligjin për gazin natyror, ka gjasa që ky ligj të shtrohet në Kuvend sipas procedurës për lexim të tretë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›