E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shshshshttt Flet Fullani !

metajNga Ilir Metaj

Dje, para se te rikonfirmohej nga kryeministri Berisha, Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Fullani : ” Kriza nderkombetare nuk e preku Shqiperine. Ekonomia jone eshte solide !”

Sot, para se te rikonfirmohet nga kryeministri Rama, Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Fullani: “Modeli i qeverisjes Berisha deshtoi !”

Eh, sa mire sikur Fullani, te ishte i afte si bankier, sa gjysma e aftesise qe ka per te lepire…karrigen e pushtetit !

Terhiq e mos e keput!

Daljet publike te Fullanit eshte veshtire ti dallosh nga njera tjetra ( nese nuk eshte per shamine qe  nderron ne xhepin e xhaketes )-  thote monotonisht te njejtat gjera:

-importe qe bien, eksporte qe rriten

-rritje ekonomie nen potenciale per shkak te kerkeses se plogesht

-investime te uleta dhe konsum i ulet per shkak te pasigurise

Por, keto te verteta te thena me gjysem zeri dhe ne menyren me monotone te mundeshme per te zbehur forcen pergenjeshtruese, qe ne fakt duhet te kishin ndaj versionitshkelqim ekonomik i vendit te 4-t ne bote te Berishes, mbuloheshin me nje vel te bardhe: rritje pozitive e ekonomise, ndonese nen kapacitet per shkak te krizes se eurozones. Pra, per shkak te armikut te jashtem vetem. Ah ky armiku i jashtem qe sna u nda gjithe jeten !

Pas cdo vendimi per ulje te normes baze, Fullani thote e bejme per te rritur investimet. Por, gjashte muaj me vone, po njesoj reciton pikat me siper. Pra? Ska rritje investimesh, ska progresAh po, ka monotoni sa te duash !

Guvernator, apo thjesht vezhgues?

Cfare mbahet mend: nje ulje e njepasnjeshme e normes baze te interesit, duke arritur nivelet me te uleta . Arsyeja e publikuar ( recituar)? Nxitja dhe stimulimi i kredive dhe si rrjedhoje stimulimi i rritjes ekonomike. Po kjo eshte nje kambane qe bie dhe nuk e degjon njeri. Sepse pas cdo ulje te tille, kurre nuk u provua efekti mbi nivelin e kredise apo stimulimin e kerkeses. Pekundrazi, vazhdoi historia natyrale negative e te dy ketyre hallkave. Nese ky mekanizem u provua disa here qe nuk funksionon, sepse ndjeshmeria e te dy ketyre hallkave eshte pothuaj zero ndaj kesaj norme, lind pyetja: pse lodhet Fullani duke e perdorur kete instrument te gjoja politikes monetare. Pergjigja sipas meje eshte e thjeshte: tja beje me te lire borxhin qeverise. Vecse, po jep shenja te qarta dashurie te njejte edhe per qeverine qe po vjen. Kesaj i thone: paanesi, ose dashuri simetrike, ose dashuri e barazafruar, ose. Pikerisht ajo !

Nje norme inflacioni nen kontroll ! E kur ka qene ndryshe? Nuk mbahet mend ndryshe. A thua vertet politike e suksesshme e Fullanit, apo thjesht varesi e cmimeve nga importet dhe ndaj monedhave te huaja?

Populli pyet: Na u thuaj shkoqur o guvernator: po ecen ekonomia apo ka ngecur? Po e mban mire timonin qeveria apo nuk ka timon fare? Po guvernatori nuk te ndihmon, ai thote gjeje pergjigjen vet. Thua punon si vezhgues zgjedhjesh i OSBE-se

Full-hoby  i Full(h)anit

Cfare mbahet mend tjeter? Dashuria e tij e madhe pervolejbollin. Epo njeri eshte, do kete edhe hoby Fullani (Banka e Shqiperise)  sponsorizon ekipin kombetar te volejbollit ? Ah, epo ja nje gje e mire ! Jo ?!

200 000 $ per ekipin amator te punonjeseve te bankes ?!

Nje skuader volejbolli e supersponsorizuar, qe luan kushedi ku dhe kushedi kur .Edhe kombetarja e volejbollit femra do ti kishte zili ! Madje jo vetem e Shqiperise !  Epo aristrokati Fullani e meriton te kete nje han privat, ku brenda haet, pihet, luhet e defrehetndersa jashte te mbyt varferia !

Tek e fundit, eshte nje guvernator qe na e ka zili gjithe bota !  Nje guvernator kaq te pazevendesueshem (jo vetem per femrat e volejbollit te bankes ) kaq brilant ne rrethet shkencore (smund te jete ndryshe), kaq bindes ne argumente (opsss) sa qe e lutem per dy  mandate si askend tjeter me pare.

Mos o Zot mos te kishte pranuar te ri-rikonfirmohej !

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›