E Diel, 1 Nëntor 2026

Mentaliteti enverist i Edvinit për transferimin e pushtetit, si kërcënim për demokracinë

31-08-2013 / Nga Sejdi Peka

Sikur të shpallej një kampionat për gënjeshtarin më të madh të Shqipërisë,sigurisht që kampion i këtij aktiviteti do të shpallej Edi Rama. Do të shpallej se me mashtrimet dhe gënjeshtrat e tij arriti të mashtrojë Partinë Socialiste, ose thënë për hir të së vërtetës atë pjesë të saj enveriste, ndërkohë pjesa tjetër e moderuar nuk arriti të ndryshojë kursin enverist dhe ndoqi me hapa inerte këtë forcë politike me mentalitet marksist-leninist. Në tetë vite në opozitë Partia Socialiste ishte një opozitë destruktive dhe kundër interesave kombëtare. Grupi i saj Parlamentar me urdhër të Edi Ramës nuk votoj asnjëherë ligjet të cilat ishin detyruese për statusin e vendit kandidat për në BE.E filloj opozitën në vitin 2005 me tam-tame dhe bilbila në Parlament si shfaqje rrugaçërie dhe përfundoi me protesta të dhunshme në Tiranë dhe në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Duke filluar dhe mbaruar fjalimet e tijë shterpë dhe pa asnjë vizion, Edi Rama u përpoq të gënjente militantët e PS se “votat ja paska vjedhur Berisha”. Ishte një skenar i gatuar në kuzhinën bolshevike të shpifjes dhe mashtrimit me qëllim që të justifikonte humbjet e radhës dhe dorëheqjen e tij sipas statutit të PS. Por gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Zgjedhjet e 23 Qershorit vertetuan se asnjë votë nuk ishte deformuar në zgjedhjet e vitit 2009. Nuk ka asnjë shembull tjetër në botën demokratike se një opozitë për 8 vite në pushtet si Partia Socialiste, do të kishte rritje në elektoratin e sajë vetëm 0.56% krahasuar me zgjedhjet Parlamentare të vitit 2009. Dhe socialistët,ata që aspirojnë me të vërtetë për një parti socialiste të modelit europian duhet të shikojnë se Edi Rama është mashtruesi dhe gënjeshtari më i madh i modelit enverist. Në këtë periudhë të transferimit të pushtetit, Edi Rama po ndjek një praktikë enveriste të një propagande të shfrenuar dhe kundër demokracisë. Përpjekjet e tij për ta paraqitur transferimin e pushtetit si “rrëzim të sistemit”, janë sa absurde aq edhe të rrezikshme për funksionimin e demokracisë. Se çfarë sistemi me skuadrën e Rilindjes do të na servirë Edi Rama,do të presim të shohim. Gjasat janë se ai po synon të restaurojë një neokomunizëm të kamufluar dhe shumë të rrezikshëm për demokracinë. Ai ka uzurpuar median e shkruar dhe të folur, duke paraqitur “fitoren” e 23 Qershorit “si një përmbysje të madhe dhe të fitores së skuadrës së Rilindjes”. Është me të vërtetë për të ardhur keq që në batakun e këtyre gënjeshtrave pa kufi ka rënë media në Shqipëri apo edhe ndonjë përfaqësues i institucioneve ndërkombëtare. E vërteta e të gjithë kësaj maskarade është se zgjedhjet e 23 Qershorit nuk i ka fituar “skuadra e Rilindjes”por formacioni politik klientelist i LSI. Është mjaft për t’u çuditur se Ilir Meta në këto zgjedhje fitoj katër herë më tepër se në zgjedhjet e vitit 2009. Ka shumë të ngjarë se ky rezultat ishte në radhë të parë si rrjedhojë e një gabimi taktik të Partisë Demokratike në fushatën e këtyre zgjedhjeve që asnjëherë nuk u atakua Ilir Meta dhe forca tij politike që deri atëherë kishte bashkëqeverisur me PD, duke krijuar imazhin në elektoratin e lëkundur të Partisë Demokratike, se Meta do të bashkëpunonte në koalicionin e pas zgjedhjeve përsëri me demokratët. Ishin disa faktorë të tjerë që thelluan këtë rezultat të pabesueshëm, si blerja e votës me para në dorë nga njerëzit në nevojë, propaganda dhe premtimi i disa qindra njerëzve se do të punësoheshin në administratën e ardhshme pas zgjedhore në këmbim të votës etj. E ashtuquajtura “skuadër e rilindjes” me në krye Edi Ramën ka ekspozuar një shou mediatik tërësisht të falsifikuar, duke organizuar mbledhje qeverie paralele në Vlorë në kundërshtim me Kushtetutën. Emërimi i kabinetit në më shumë se dy muaj pa u konstituar qeveria në Parlament dhe nga Presidenti i Republikës, ishte një veprim tjetër i paligjshëm dhe arbitrar i Edi Ramës me ide enveriste. Duke e konsideruar transferimin e pushtetit si “përmbysje të pushtetit”, Edi Rama po përpiqet që të zhbëjë të gjitha arritjet e shoqërisë shqiptare në këtë periudhë të pas rënies së komunizmit. Ai ka ndërsyer langojtë e tij tani të emëruar ministra për të fshirë nga administrate shtetërore të gjithë nëpunësit e kësaj administrate nën etiketimin “si njerëz të Berishës”. Njëri prej tyre i emëruar si Ministër i Brendshëm, Sajmir Tahiri po betohet në kafenetë e Tiranës përpara militantëve të PS se “ka bërë të gatshëm listat që do të largojë edhe berishistin e fundit nga Ministria e Brendshme, bëhet fjalë për një fshesë radikale”. Në këtë linjë të këtij “spastrimi”të administratës janë shprehur me deklarata publike edhe funksionarë të tjerë të lartë të Partisë Socialiste”. Kjo do të ishte një sulm në shkallë të gjerë kundër demokracisë dhe një shkarje e plotë në rrugën e integrimit europian. Nuk ka asnjë mundësi të zëvendësohen specialistët e fushave të ndryshme të institucioneve të shtetit me militantë të thekur që u është premtuar një vend pune në fushatën elektorale. Ky veprim absurd që po gatuhet në prapaskenat e kulisave të PS-LSI, duhet të kundërshtohet nga mbarë opinioni demokratik. Një propagandë false dhe e paguar nga Edi Rama po bëhet edhe nga mediat e paguara ndërkombëtare. Është mjaft për t’u çuditur kur një gazetë italiane e quante Mrikë Kodhelin të emëruar si Ministre e mbrojtjes “si gruaja e hekurt e Shqipërisë”. Dihet mirëfilli se Europa ka patur një grua që është quajtur si “gruaja e hekurt” e Britanisë së Madhe që për rreth një dekade e gjysmë ka qenë Kryeministrja më e suksesshme e atij vendi, është Margaret Theçer. Po ku është Mrikë Kodheli kjo grua e hekurt që përveç asaj që ka qenë kryetare e këshillit të ndrikullave në Bashkinë e Tiranës dhe bashkëpunëtore e gjithanshme e Edi Ramës, meritë tjetër nuk ka. Po Erion Veliaj, i akuzuar si një hajdut ordiner, që nuk dihet se ku ka mbaruar shkollë përveç bindjes servile ndaj padronit Rama... Po cilën shkollë ka kryer Sajmir Tahiri dhe çfarë performance për ministër ka Ditmir Bushati, përveç faktit se është i biri i një krimineli komunist si vëlla siamez me Edi Ramën. Dhe lista e ministrave edvinistë ka paraqitjen delirante të njerëzve të pamerituar si nga ana intelektuale, profesionale dhe aq më pak morale.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›