Tragjedia Dëshmon në prokurori gjenerali Shpëtim Spahiu.
Gjeneral –major Shpëtim Spahiu, nënkomandant i Shtabit të përgjithshëm dhe komandant i forcave të bashkuara është paraqitur në mesditë në prokurorinë e Tiranës për të dhënë shpjegime mbi tragjedinë e Gërdecit. Spahiu është pyetur si një ndër njerëzit që mund të ketë informacion mbi inspektimet në reparte, transportin e municioneve dhe armëve luftarake, gjeneral Spahiu i është përgjigjur menjëherë kërkesës së prokurorëve për të dëshmuar. Ai ka ndenjur në organin e akuzës për mëse tre orë. Burimet sqaruan se gjenerali kishte vetë dokumente që flasin për detyrat dhe për gjithcka që ai ka dijeni si ushtarak. Burimet shtojnë se ish-ministri i Mbrojtjes do të rimerret sërisht në pyetje, ashtu si edhe zyrtarë të tjerë që një javë pas tragjedisë së Gërdecit u pyetën paraprakisht. Ndërkohë pritet të mbërrijnë 6 ekspertët e tragjedisë.