Kupa e Shqiperise luhen sot ndeshjet e treta ne grupe

Dy prej skuadrave më të mira të Shqipërisë në këtë moment, kanë mundësi të kalojnë në gjysmëfinale. Këto janë Tirana dhe Skënderbeu që luajnë në fushat e tyre ndeshjet e treta në grupe, duke pasur nga 7 pikë secila dhe duke qenë në krye.
Tirana pret Kamzën dhe bardheblutë kanë moral të lartë pasi kapën kreun e Superligës fundjavën e kaluar. Përballë një rivali që mendon më shumë për kampionatin, skuadra e Hulian Rubio Sançezit besohet ta ketë të lehtë.
Po në grupin A, do të luhet Bylis-Kastrioti dhe kjo mund të quhet si një finale, pasi të dyja skuadrat kanë mundësi matematike për të dalë ndër 4 më të mirat e kupës.
Në Grupin B, korçarët e trajnerit Levi presin Vllazninë në stadiumin “Skënderbeu”. Vendasit janë favoritë për fitoren, për vetë potencialin e tyre, veçse shkodranët janë kundërshtar i rrezikshëm. Fitorja 4-0 ndaj Kamzës në kampionat i ka mbushur me besim. Ndeshja tjetër e grupit do të jetë ajo Flamurtari-Laçi. Vlonjatët kanë 4 pikë në renditje, pasi Apeli ua hoqi dënimin 3-pikësh, ndaj janë favoritë për vendin e dytë. Sa për Laçin, gjasat janë që kurbinasit të shkojnë në Vlorë me mjaft lojtarë të rinj.