Diarra luan ku të dojë Mourinho

Lassana Diarra thotë se është në gjendje të luajë kudo që t’i thotë trajneri Jose Mourinho, vetëm që të mbetet në Real Madrid.
Mesfushori francez i ka hedhur poshtë spekulimet se nuk dëshiron të luajë në krahun e djathtë të mbrojtjes për ekipin madrilen.
“Unë luaj kudo që më thotë Mourinho. Unë jam punëtor i pandalshëm, i cili jep gjithçka për ekipin”, ka thënë 27 vjeçari për uebfaqen zyrtare të klubit. Përpos Alvaro Arbeloas, trajneri portugez nuk ka shumë alternativa në të djathtë, pas largimit të Daniel Carvajal drejt Bayer Leverkusenit dhe zhvendosjes së Sergio Ramosit në qendër të mbrojtjes.