Shtatzenite e paplanifikuara aparat per grate per parandalimin
Grate mund te parandalojne shtatzenite e paplanifikuara dhe nderkohe te kene nje marredhenie te shendetshme. Keshtu aparati apo spiralja vendoset ne mitren e gruas nga mjeku gjinekolog dhe mund te parandaloje shtatzenite deri ne 12-vjet. Mjeket rekomandojne kete metode pasi ky aparat i vogel plastik ne forme T-je eshte shume e sigurt dhe e efektshme per parandalimin e shtatzenive te paplanifikuara. Nderkohe qe nese ju keni ne plan te filloni nje shtatzeni tjeter mund ta hiqni spiralen ne cdo kohe qe deshironi. Mjeket konfirmojne se grate mund te mbeten shtatzene menjehere pas heqjes se spirales. Ne disa raste mjeket gjinekologe shprehen se ndonese eshte nje metode e planifikimit familjar ne nje pjese te grave qe vendosin spirale mund te kene efekte anesore si-perioda me te shtuara ne sasi me te zgjatura si dhe shtim te dhimbjeve gjate periodave. Sipas tyre keto efekte anesore jane normale dhe do te kalojne per 3-6 muajt e pare pas vendosjes se spirales. Nderkohe qe spiralja mund te vendoset ne cdo kohe per te gjitha ato gra qe nuk deshirojne shtatzeni. Po keshtu edhe ne rastet qe sapo keni lindur nje femije ajo mund te vendoset pas javes se 4-6 pas lindjes.