Masakra e Qafe-Gjashtes 216 vjet burg per 10 te pandehurit

Prokuroria kerkon shpalljen fajtore per vrasjen dhe djegien e policit Gjergji Mehmeti pengmarrjen dhe keqtrajtimin e policit tjeter Eduard Aliaj
Pas gati tre vitesh gjykim ku jane degjuar deshmitare te ndryshem pro dhe kunder akuzes jane paraqitur prova qe provojne fajesine e te pandehurve apo prova nga avokatet se te pandehurit nuk jane te implikuar Prokuroria e Krimeve te Renda dje dha pretencen per 10 te pandehurit e masakres se Qafe Gjashtes duke kerkuar denimin me 216 vjet heqje lirie ne total per te gjithe te akuzuarit si te implikuar. E shtyre per dy jave me radhe me ne fund prokurori Adnand Xholi arriti ti lexoje konkluzionet perfundimtare per keta te pandehur te kerkoje shpalljen e tyre fajtor per masakren e 4 marsit te vitit 1997 ku mbeti i vrare efektivi i policise Gjergj Mehmeti ndersa u mor peng per disa dite efektivi tjeter i policise Eduard Aliaj. Pasi ka parashtruar rrjedhen e ngjarjes faktet qe provojne fajesine perfaqesuesi i akuzes kerkoi shpalljen fajtor dhe denimin me 24 vjet burgim per te pandehurin Vladimir Sinani per Mikel Kendezin dhe Agron Qurkun akuza kerkoi denimin e tyre me 23 vjet burg secili nje vit me pak per Edmond Sejkon. Ndersa per te pandehurit Nestor Sinani Alqi Paguni Arben Kendezi dhe Aleko Balaj akuza kerkoi shpalljen e tyre fajtor dhe denimin me nga 21 vjet burg secili. Per dy te fundit te ketij grupi Eduart Cipen dhe Ristan Llapen akuza kerkoi denimin me 20 vjet burgim.
Akuza
Nga hetimet ka rezultuar se viktima Gjergji Mehmeti se bashku me shtetasit Sokol Bizhga Myzafer Blushi dhe Eduart Aliaj te gjithe efektiva te Komisariatit te Policise Vlore me urdher te ish-zv.ministrit te Brendshem njekohesisht dhe Drejtor i Pergjithshem i Policise Agim Shehu jane nisur per ne drejtim te qytetit te Sarandes me qellim ringritjen e Komisariatit te Policise te ketij qyteti. Duke pare qe komisariati nuk mund te ngrihej efektivat jane kane vendosur qe te kthehen serish. Nga hetimet ka rezultuar se ne momentin qe kane vajtur tek nenstacioni elektrik i qytetit te Sarandes i ka parakaluar nje makine tip Mercedez-Benz 190 me ngjyre jeshile dhe me targa te Sarandes brenda te cilit kane qene tre persona. Ky automjet iu ka prere rrugen dhe ka ndaluar rreth 4-5 metra para autovetures se punonjesve te policise. Prej aty ka zbritur pasagjeri qe ndodhej i ulur ne sediljen e pare i cili ne dore ka pasur dhe nje arme automatike tip kallashnikov. Ne kete moment ka ndodhur dhe nje shkembim zjarri ku per pasoje drejtuesi i automjetit me targa te Sarandes largohet me shpejtesi per ne dalje te qytetit te Sarandes rruge e cila te shpie dhe ne Gjirokaster. Duke u ndodhur ne nje situate te tille dhe duke menduar se rruges mund te ndesheshin me njerez te tjere te armatosur punonjesit e policise kane futur ne automjetin e tyre te pandehurin Edmond Sejko dhe shtetasin Fatos Mahmutaj per te siguruar kalimin e tyre pa probleme nga Saranda. Ne momentin qe efektivat e policise kane arritur ne vendin e quajtur Qafe-Gjashta afer karburantit jane sulmuar nga persona te armatosur. Te ndodhur ne nje situate te tille punonjesit e policise kane ndaluar automjetin pas nje kamioncine te parkuar rastesisht ne ane te rruges dhe me qellim kalimin e rruges pa ndonje problem ka zbritur nga makina i paarmatosur Sokol Bizhga dhe i eshte drejtuar grupit te personave te armatosur me fjalet Jam shefi i Policise Kriminale te Vlores jemi leber jemi vellezer prandaj mos qelloni. Por nga ana e personave qe ndodheshin tek karburanti ka vazhduar serish qe te qellohej me arme. Bresheria e armeve ka vazhduar serish ne drejtim te punonjesve te policise ku per pasoje mbeti i vrare punonjesi i policise Gjergji Mehmeti. Gjate shkembimit te zjarrit punonjesit e policise Myzafer Blushi dhe Sokol Bizhga kane arritur qe te largohen nga vendi i ngjarjes ndersa punonjesi tjeter Eduart Aliaj u kap nga personat e armatosur ku eshte mbajtur peng dhe eshte keqtrajtuar per disa dite ne qytetin e Sarandes. Me pas personat e armatosur i kane vene flaken makines ku ndodhej trupi i punonjesit te policise Gjergji Mehmeti ndersa efektivi Aliaj do te lirohej me kerkese te familjareve te tij nga Zan Caushi dhe banda e tij.
Akuzat
Vrasje per shkak te cilesive te vecanta te viktimes
Vrasje per shkak te cilesive te vecanta te viktimes e mbetur ne tentative te kryera ne bashkepunim
Masat e denimit
Vladimir Sinani 24 vjet
Mikel Kendezi 23 vjet
Agron Qurku 23 vjet
Edmond Sejko 22 vjet
Nestur Sinani 21 vjet
Alqi Paguni 21 vjet
Arben Kendezi 21 vjet
Aleko Balaj 21 vjet
Eduart Cipa 20 vjet
Ristan Llapa 20 vjet