Shtegu më i rrezikshëm në botë (VIDEO)
Një grup alpinistësh po kalojnë në atë që njihet si shtegu më i rrezikshëm në botë. Dhe nuk janë të vetmit. Të pasionuarit pas këtij sporti ekstrem, po shkojnë në jug të Spanjës për të përjetuar rrezikun që të ofron rruga 110 vjeçare El Caminito Del Rey (Shtegu i mbretit), përpara se ajo të rikonstruktohet.
Kompanitë kanë nisur që të ofrojnë tani tour-e jozyrtare, pasi një video që të ngre qimet përpjetë, u bë publike në YouTube. Dhe nuk duhet të kesh eksperiencë, mjafton të jesh të paktën 12 vjeç dhe të mos kesh frikë nga lartësitë.
Rruga u ndërtua në vitin 1905 për punëtorët që kalonin nga një hidrocentral në tjetrin, por u mbyll në vitin 2000 pasi dy alpinistë ranë dhe gjetën vdekjen. Ajo është dëmtuar në shumë pjesë të saj. Për këtë rrugë janë akorduar 8.3 milion euro, për ta bërë të sigurtë përsëri dhe për të tërhequr turistë.

