E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shtëpi publike” në qendër të qytetit të Elbasanit

27/08/2010 Arrestohen tre prostituta dhe pronari. Njëra prej grave kërcënohej, të moshave të ndryshme

ELBASAN- Tre prostituta dhe pronari i shtëpisë kanë rënë në pranga pas finalizimit me sukses të operacionit të koduar “Shatërvani”. Operacioni është realizuar në mesditë nga agjentët e sektorit kundër trafiqeve.

Arrestimet

Shtëpia në një nga lagjet më të populluara të qytetit është survejuar për një kohë të gjatë deri në arrestimi e tre prostitutave dhe të pronarit të banesës. Drejtori i Policisë së Elbasanit, Sajmir Muça, tha në një deklaratë për shtyp se nga ky operacion janë arrestuar në flagrancë shtetasit Engjëll Shaqiri 51 vjeç me banim në lagjen “Kongresi i Elbasanit” i divorcuar, Valbona Fyshku, lindur e banuese në Bujgjës të rrethit të Elbasanit, Behije Çela 56 vjeç e lindur në Qerret dhe me banim në Bujqës të rrethit të Elbasanit, e divorcuar dhe Amarilda Karaj lindur në Korçë dhe banuese në Lushnjë e divorcuar. Arrestimi i katër shtetasve u bë pasi në banesën e shtetasit Engjëll Shaqiri në lagjen “Aqif Pasha” të qytetit të Elbasanit kanë konsumuar respektivisht veprat penale të “shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”, “mbajtjes së lokaleve për prostitucion” dhe “ushtrim prostitucioni”. Mësohet se agjentët e kanë survejuar prej kohësh banesën dhe qarkullimin e shtetasve nga kjo shtëpi. Sinjalizimet kanë ardhur nga banorë të zonës në polici dhe më pas agjentët kanë bërë detyrën e tyre deri në finalizimin e plotë të operacionit të koduar.

Prostituimi

Sipas të dhënave, operacioni është kryer në kushtet e flagrancës. Klientët e tre femrave prostituta ishin të moshave të ndryshme dhe gjithashtu vlerat që detyroheshin ishin të ndryshme. Gjithçka varej nga femra që kërkonin pasi nga mosha ulej edhe çmimi. Sipas të dhënave nga pyetja e viktimave të prostitucionit, paratë që merrnin ishin nga 10 mijë lekë të vjetra deri në 40 mijë lekë të vjetra. Paratë ndaheshin me pronarin e shtëpisë, i cili siguronte kushtet e zhvillimit të aktivitetit. Dyshohet se shtëpia përdorej prej vitesh për prostitucion të paktën sipas dëshmisë së fqinjëve që shikonin lëvizje të dyshimta. Mësohet se gratë në gjendje të vështirë ekonomike kryesisht nga fshatrat dhe pa të ardhura kanë gjetur këtë mënyrë për të bërë para. Nënë me fëmijë ato kanë menduar të nxjerrin sado pak me profesionin më të vjetër në botë. Mësohet se policia ka ngritur edhe akuzën e shfrytëzimit në rrethana rënduese, pasi një prej grave mbahej në këtë aktivitet nëpërmjet kërcënimeve. Sipas drejtorit të policisë, Sajmir Muça, për arrestimin e shtetasve janë përdorur metoda speciale hetimi dhe është bashkëpunuar me prokurorinë e rrethit. Ai deklaroi se vetëm gjatë vitit të fundit janë proceduar më shumë raste për prostitucion. Ai deklaroi se janë shtuar mbi 10 fish rastet e proceduara për trafik dhe shfrytëzim prostitucioni.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›