E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shtëpi seksi në Durrës, pranga 7 pleqve për prostitucion

Durrës/Një shtëpi seksi është zbuluar ditën e djeshme në Durrës ku 7 pleq femra dhe meshkuj kryenin prostitucion me 200-500 lekë. Policia ka shoqëruar në polici 7 të moshuar nga 50-70 vjeç që i kishin ndarë detyrat në klientë tutorë dhe punëtore seksi. Bordelloja u zbulua në lagjen periferike nr. 17 në Durrës mëngjesin e djeshëm, ku agjentët e Sektorit Antitrafik gjetën brenda banesës plot 7 gra dhe burra, pjesa më e madhe të moshuar. Policia prangosi të shtatë të dyshuarit me disa akuza të ndryshme, disa prej të cilëve do ndiqen në gjendje të lirë për shkak të moshës dhe rrethanave. Por dy prej tyre, të cilët edhe bashkëjetonin në çift, 60-vjeçarë, akuzohen si ideatorët e të gjithë këtij prostitucioni në moshën e pleqërisë, kundrejt pagesave deri në 500 lekë për akt. Klientët ishin të gjithë pensionistë, apo burra të moshës së tretë.
Aksioni
Denoncimi sipas policisë është bërë nga disa banorë të zonës të cilëve u ka bërë përshtypje mbledhja e shpeshtë e shumë pleqve, gra e burra në të njëjtën banesë, pothuajse çdo ditë. Për këtë shkak në ish-Kënetë janë dërguar disa agjentë për të syrvejuar dhe mbledhur më shumë prova. Dita e hënë ka qenë e zakonshme, teksa në mbrëmje janë mbledhur përsëri pesë femrat e moshave nga 50-64 vjeçe dhe dy burrat, njëri nga të cilët i zoti i banesës. Duke besuar se bëhej fjalë për një ushtrim dhe shfrytëzim prostitucioni në një bordello të sajuar, policia ka ndërhyrë orët e vona dhe aty ka kapur në flagrancë shtatë të dyshuarit. Burime zyrtare bënë me dije se të ndaluar në flagrancë si organizatorë të këtij aktiviteti është çifti i bashkëjetuesve Nadmir Mehmeti dhe L. V., 60 vjeçarë, banues në lagjen nr. 17 Durrës. Ndërsa Nadmir Mehmeti bashkëjetonte prej disa muajsh me L. V., e ka shfrytëzuar njëkohësisht edhe për qëllime prostitucioni kundrejt shumës prej 500 lekë në banesën e tij, madje duke i siguruar dhe klientelë. Jo vetëm kaq, por gruaja ka gjetur edhe shoqe të tjera, të paktën katër të tilla, kurse burri sillte shokët pensionistë.
Hetimet
Policia tha se në banesë u gjetën dhe po hetohen në gjendje të lirë L. Xh., 50 vjeçe, K. K., 64 vjeçe, banuese në Durrës, L. M., 53 vjeçe, banuese në Shkodër dhe Q. Sh., 55 vjeçe, banuese në Shijak, të gjitha të divorcuara apo të veja. Po kështu është kapur edhe klienti A. S., 70 vjeç, banues në Durrës, teksa ushtronin prostitucion me shuma nga 200 deri në 500 lekë. Pas marrjes në pyetje dhe lirimit të pesë prej pleqve, materialet në ngarkim të tyre iu kaluan prokurorisë, për veprat penale prostitucion dhe dhënie shpërblim për përfitim personal të prostitucionit.

Të arrestuarit:

Nadmir Mehmeti, 60 vjeç, Durrës
L. V., 60 vjeçe, banuese në Durrës
Në gjendje të lirë:
L. Xh., 50 vjeçe, banuese në Durrës
K. K., 64 vjeçe, banuese në Durrës
L. M., 53 vjeçe, banuese në Shkodër
Q. Sh., 55 vjeçe, banuese në Shijak
A. S., 70 vjeç, banues në Durrës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›