E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtëpia e Bardhë mirëpret arrestimin e Haxhiç

Shtëpia e Bardhë ka mirëpritur arrestimin e të akuzuarit të Hagës për krime lufte në Kroaci.
 

Zëdhënësi Xhej Kerni tha se kapja e Goran Haxhiçit sjell fundin e nevojshëm për viktimat e krimeve, të kryera në Kroaci dhe gjetkë në rajon. Ministri i Jashtëm suedez, Karl Bild, tha se ngjarja e djeshme ka mbyllur një kapitull të rëndësishëm në historinë e re të Evropës.
Haxhiç, lider i serbëve gjatë kohës së luftës në Kroaci, pritet të ekstradohet në Tribunalin e Hagës brenda ditësh.
 

Goran Haxhiç, i akuzuari i Hagës për krime lufte, Goran Haxhiç, është arrestuar pas shtatë vjetësh në arrati. Haxhiç ka udhëhequr trupat serbe në kohën e luftës në Kroaci. Gjykata e Hagës, e akuzon atë për vrasjen e qindra civilëve kroatë dhe për dëbim të dhunshëm të rreth 28 mijë kroatëve dhe jo-serbëve gjatë luftës në Kroaci në periudhën 1991-1995.

Pak kohë më parë, kreu i Këshillit për Bashkëpunim me gjyaktën e Hagës, Rasim Lajiq shfaqi besimin se i arratisuri i fundit dhe i shumëkërkuari nga Haga, Goran Haxhiq, do të arrestohej së shpejti. Sipas mediave serbe, Haxhiç është arrestuar në afërsi të fshatit Krushedoll, për t`u dërguar më pas në qendrën e paraburgimit në Beograd.

Pas arrestimit të ish-komandantit të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiç, më 26 maj të këtij viti, Haxhiç ishte i arratisuri i fundit serb, që akuzohet nga Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime lufte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›