Daci padit Krasniqin, për mungesë të fondeve
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka paditur kryetarit aktual të parlamentit, Jakup Krasniqi, dhe Kryesinë e Kuvendit, në Gjykatën Supreme të Kosovës, për shkak se nuk po i lejon privilegjet që i takojnë, duke përfshirë shërbimin me një veture, një shofer, një asistent dhe 70 % e pagës së kryeparlamentarit.
Sipas mediave kosovare, Daci ende po përdor mjetin privat, për të kryer shërbimet.