E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA përshëndet miratimin e amnistisë

Ambasada amerikane në Shkup, ka reaguar lidhur me miratimin e ligjit të amnistisë nga ana e Parlamentit të Maqedonisë.

”Nuk është e njëjtë që të komentojmë se si vendi i interpreton ligjet e veta. Ne e kuptojmë dhimbjen dhe humbjen që bashkësi të caktuara etnike e kanë pësuar në konfliktet e kaluara. Ne sinqerisht shpresojmë se të gjitha bashkësitë etnike dhe individët do të mund ta tejkalojnë dhimbjen nga e kaluara, në drejtim të pajtimit dhe të një vendi të fuqishëm dhe më të bashkuar”, thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane në Shkup. Me ligjin në fjalë, përfundimisht mbyllen rastet e kthyera nga Haga. Me 63 vota pro dhe 29 kundër, Parlamenti ka miratuar ligjin për interpretimin autentik të nenit 1 të Ligjit për amnisti, i cili nxiti debat të ashpër midis pushtetit dhe opozitës.

Amnistia përfshinë gjithë ata që kanë kryer vepra penale, lidhur me konfliktin e vitit 2001.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›