E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK-ja do përzgjedhë Surroin kandidat për president

Një zyrtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë për mediat kosovare se kjo parti duhet të bëjë një “hap të mençur” për të mundur PDK-në, në zgjedhjet e ardhshme për president.

“Një hap i tillë do të ishte nominimi i Surroit për kandidat presidencial ngaqë ai ka një imazh të formuar”, është shprehur zyrtari.

Vet LDK-ja po vlerëson faktin se duhet një nga intelektualët më të respektuar të vendit, që të bëhet kandidat i tyre për president në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Këto zgjedhje paraqesin një ndryshim të theksuar të imazhit politik në Kosovë, ngaqë presidenti do të zgjidhet me vota të drejtpërdrejta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›