Shtëpia e Bardhë publikon foton e çiftit Obama me kryeministrin
Shtëpia e Bardhë ka publikuar në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit fotot që Presidenti Barak Obama dhe Zonja e Parë, Mishele, bënë me kryeministrin Berisha dhe bashkëshorten e tij, Liri Berisha.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë dhe kryeministri Berisha u takuan gjatë samitit të OKB–së në Nju Jork. Gjatë këtij takimi, kreu i qeverisë shqiptare i bëri edhe një ftesë Presidentit Obama për të vizituar Shqipërinë, çka u mirëprit nga Presidenti amerikan. Këtë, kryeministri e konfirmoi edhe në konferencën për shtyp të mbajtur një ditë më parë, duke u shprehur se me shumë mundësi Presidenti Obama do ta vizitojë Shqipërinë.