E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta takim me kreun e Aleancës për një Kosovë të re, Bexhet Pacolli

Ministri i Jashtëm Ilir Meta ka pritur në një takim kryetarin e Aleancës për një Kosovë të Re, Bexhet Pacolli. Takimi u përqendrua në intensifikimin e punës së diplomacisë në Prishtinën dhe Tiranën zyrtare, për të rritur numrin e vendeve që njohin pavarësinë e Kosovës. Pas takimit, ministri i Jashtëm Meta, u tha gazetarëve se Kosova është një vend që përgatitet për një proces tjetër të rëndësishëm siç është integrimi europian. Në këtë drejtim rëndësi tha Meta, merr misioni i Euleksit dhe fuksionalizimi i tij në respekt të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe në zbatim të planit Ahtisari.
Nga ana e tij Pacolli tha duhet punuar më shumë në drejtim të garantimit të njohjeve të reja për Kosovën ku rol të veçantë sipas tij, merr përpjekja e qeverisë shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›