E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtepia me rrota rikthehet ne Elbasan

Shfaqja

Rikthehet edhe nje here ne Teatrin Skampa te Elbasanit shfaqja Shtepia me rrota shkruar dhe vene ne skene nga Erand Sojli. Shtepia me rrota nuk identifikon nje kohe te caktuar nje vend te caktuar apo personazhe te caktuara. Autor-regjisori Erand Sojli i ka percaktuar qarte keto personazhe duke i emertuar me emrat e lumenjve qe pershkojne Lindjen. Historia eshte e njejte. Nje familje e persekutuar e cila me pare ka qene pjese e elites. Ka kontribuar fuqishem ne vendosjen e sistemit te barazise i cili rezultoi te ishte utopi. Kjo familje nuk eshte nje familje si gjithe te tjerat. Ajo ka ne themel te saj zhgenjimin friken dhe ndarjen e thelle. Personazhet kane vetem nje drejtim. Te shpetojne ose me keq akoma te mos u shtohet denimi ne kete internim. Ata vijne nga nje jete bllokmenesh dhe jane katandisur ne nje barake. Jane te terrorizuar nga finesa dhe edukata e persekutuesve te tyre. Ata asnjehere nuk e dine cdo te sjelle e nesermja. Dhe si rrjedhoje e ketij veprimi eshte logjike qe ne kushtet e represionit njerezit binden dhe bindja kthehet ne menyre jetese. Vepra e shkruar 10 vite me pare eshte vleresuar nga kritika dramaturgjike per idene e vecante qe percon dhe gjetjen e saj origjinale. Interpretojne aktoret Veronika Papa Rina Nazarni Antoneta Doka Roland Saro Dhimiter Topuzi Xhemal Sojli Hilmi Belshaku Rezart Veleshnja etj. Shtepia me rrota do te shfaqet ne datat 15 16 dhe 17 shtator.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›