Kur pema shnderrohet ne hotel
Avione ku mund te kaloni naten fole shumedimensionale zogjsh si dhe shume krijime te tilla te tjera te cilat do tju befasojne. Keto dhe te tjera jane tashme ne dispozicion te atyre qe duan te rijetojne dhe madje te realizojne fantazite e femijerise se tyre. Keto mrekulli gjenden neper peme ne te cilat jane ndertuar motelet e para ekzotike
Jane te vendosura madje te nderthurura neper deget e pemeve dhe behet fjala per dhoma qe u ofrojne miqve tingujt dhe freskine e te qenit ne pyll nderthurur me nje fantazi te shfrenuar qe u kujton te gjitheve vitet e femijerise Mireserdhet ne hotelin e pare ne maje te pemes ne Gjermani
Ne e kemi ndertuar kete hotel duke pasur parasysh fantazine e femijeve plot me ngjyra forma dhe permasa fantastike thote pronari i hotelit. Por ky eshte nje hotel qe nuk frekuentohet vetem nga familjet qe kane femije por edhe nga ata te rritur qe kane deshire tu rikthehen edhe njehere kujtimeve te femijerise dhe fantazive qe i kane lene ne ate periudhe te hershme te jetes se tyre. Ky hotel eshte ngritur ne nje qytet te ish-Gjermanise Lindore ne kufi me Polonine. Madje tashme kalimi i nje nate ne kete hotel eshte shnderruar nje nga dhuratat me te bukura qe mund ti besh dikujt per ditelindje. Ky eshte nje hotel qe ne njefare menyre realizon endrren qe kemi pasur te gjithe kur kemi qene femije ate te nje shtepize ne peme. Dhe nuk behet fjale per hotelin e pare te ketij lloji. Tashme ne shume vende te botes kane filluar ndertimet e hoteleve te tilla neper deget e pemeve madje ka te tilla edhe ne rajonet polare. Ka nga ata qe ofrojne kushte me te vertete luksoze dhe hotele te tjera qe jane konceptuar me shume duke pasur parasysh shijen e thjeshte dhe sportive. Ka nga ata qe jane teresisht prej druri jashte dhe brenda madje edhe ne pajisjet me te imta te tjere qe jane prej porcelani apo plastike por gjithmone me i rendesishem mbetet fakti qe jane hotele te ngritura neper dege pemesh. Eumlshte vendi ideal jo vetem per te risjelle nder mend endrrat e femijerise por mbi te gjitha per te kaluar nje kohe shume romantike edhe me njeriun e zemres ne nje kontekst shume te vecante.