E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtepia perfshihet nga flaket. Plagoset i riu

Një zjarr i rënë në një shtëpi private në zonën e njohur si “Ali Demi” në kryeqytet per pak sa nuk i ka marre jeten nje te riu ndersa ka rrezikuar nje pike karburanti aty afer. I plagosuri është 21- vjeçari Mariglen Ramadani, tregtar rrobash. Flakët përfshinë në një kohë shumë të shpejtë veshjet ç’ka ka bere te pamundur daljen e të riut nga banesa.

Menjehere ne vendngjarje kane mberritur forca te policise dhe ato zjarrfikese te cilat fale nderhyrjes se shpejte kane bere të mundur shuarjen e flakeve dhe shpetimin e te riut.

Menjehere pas kesaj 21- vjeçari eshte derguar ne spitalin “Nene Tereza” me plage te lehta djegieje. Pavarësisht kësaj ende nuk bëhen të ditura shkaqet që kanë provokuar zjarrin, ndersa policia ben me dije se per banesen nuk eshte hera e pare qe perfshihet nga flaket.

Julian Kasapi Azhornuar së fundi ( e hënë , 07 mars 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›