E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllet sezoni gjuetaret e paligjshem bejne kerdine

Gjuetia e paligjshme mbetet një problem permanent në qarkun e Vlorës. Edhe pse sezoni i gjuetisë është mbyllur në 28 shkurt dhe do të hapet në 15 gusht sërish gjahtarët e paliçensuar vijojnë të rrezikonjnë speciet në zhdukje, siç është deri i egër në zonën e Vlorës. Shefi i policisë pyjore paralajmëron sanksione për kundravajtësit.

”Përsa I përket sanksioneve për gjuetinë pa leje gjobat variojnë nga 30 mijë lekë të reja deri në 80 mijë. Për gjuetinë jashtë ditës së caktuar gjobat janë më të rënda dhe shkon deri në atë pikë sa I merret edhe arma dhe I dorëzohet organeve të policisë së shtetit. Vetëm kur të bëjë pagesën e gjobës mund të rimarrë përsëri armën e tij” thotë Xhorxhi Hoxhara, shefi i Policisë Pyjore.

Periudha 6- mujore kur nuk lejohet gjuetia shërben edhe për pajisjen e gjahtarëve me dokumentacionin që iu ligjëron aktivitetin e tyre.

Aktualisht në rrethin e Vlorës janë 300 gjuetarë të pajisur me leje gjuetie numri i të cilëve pritet të rritet pas sanksioneve të rënda të parashikuara për aktivitetin e paligjshëm. 

Festim Llanaj                         

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›