E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmon Gadafi pengohet perparimi i kryengritesve

Forcat qeveritare në Libi janë hedhur në sulm për të rimarrë qytetet që ndodhen nën kontrollin e kryengritësve. Trupat besnike të Gadafit tashmë janë nisur drejt portit të Ras Lanuf, duke penguar përparimin e kryengritësve drejt Perëndimit. Më herët, ato morën nën kontroll qytetin e Bin Xhauad, 50 km nga Ras Lanufi. Sulmi ka nisur që në orët e para të ditës me një goditje nga ajri, raportojnë agjencitë e lajmeve.

Sipas BBC-së, kryengritësit ndodhen në vështirësi në këtë zonë, për shkak se bëhet fjalë për një qytet në zemër të trojeve tribale të colonel Gadafit, dhe për më tepër frocat qeveritare janë më mirë të armatosura dhe më të fuqishme sesa gjatë luftimeve më në lindje. Gjithashtu, sipas kryengritësve besnikët e Gadafit kanë hyrë në shtëpitë e qytetit dhe i përdorin banorët si mburojë njerëzore.
 
Ndërkohë, OKBt ka emëruar një ish ministër të jashtëm të Jordanisë Abdelilah Al-Khatib si të dërguarin e tyre special në Libi, në javën e tretë të revoltave kundër Gadafit. OKB njofton gjithashtu se me shumë se 200,000 njerëz kanë lënë vendin gjatë kësaj kohe.

Organizata ka apeluar për mbledhjen e një fondi prej 162milionë paund për 660 mijë njerëz në vështirësi brenda Libisë dhe 400 mijë të tjerëve që pritet të lënë vendin në vazhdim. Numri një I OKB-së, Ban Ki Mun ka shtuar se gjatë një bisede me ministrin e jashtëm të Libisë, Moussa Kusa ky i fundit ka pranuar të lejojë një ekip për vlerësimin e situatës humanitare në Tripoli.

Misioni faktmbledhës i Bashkimit Europian në Tripoli ndërkaq ka raportuar se në Libi ndodhen ende qytetarë europianë, 1300 afërsisht. Misioni i cili kryesohet nga Agostino Miozzo, do të japë konkluzionet e veta në samitin e BE-së për krizën në Libi në fund të kësaj jave.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›