E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtepite e Kalifonise perqafojne stilin neutral te hoteleve

Agjentet imobiliare ne Shtetet e Bashkuara thone se njerezit tani po kerkojne shtepi me dhoma te lyera me bojera neutrale me stile te thjeshta dhe nje ndjesi paqeje dhe qetesie. Sipas atyre qe ndjekin prirjet e shitjes se shtepive sa me shume ambjentet e nje shtepie i ngjajne nje dhome hoteli me pese yje aq me terheqese behen ato per bleresit.

Keto shtepi kane pishina me shatervane dhe dhoma me dizenjo bashkekohore me pamje te qete dhe te rregullt gjithcka me synimin per te krijuar nje ndjesi te pergjithshme mireqenieje te ngjashem me nje hotel me pese yje.

Eksperti i dizenjos se shtepive te yjeve te Hollivudit Majkell Korbet eshte korrespondent per televizionin NBC dhe autor i disa librave per shitblerjen e shtepive. Ai thote se prirja tani eshte shmangia e personalizimit te tepruar te shtepive ne favor te nje dekori me ngjyra neutrale dhe nje stili per gjithe shtepine.

Korbet thote se kerkesa e vazhdueshme eshte qe shtepite te kene nje atmosfere te paqshme te ngjashme me ate qe ofron Budizmi dhe meditimi.

Kur shkon ne nje hotel luksoz si Four Seasons apo Ritz Carlton ke nje ndjesi paqeje dhe qetesie. do gje eshte ne tone neutrale. Dhe shume njerez sidomos duke pasur parasysh se sa intensive eshte jeta ketu ne Hollivud duan te kene nje ndjenje qetesie ne shtepi. Dhe shume njerez duan te ndjehen sikur po bejne pushime ne shtepine e tyre.

Dhe pervec ndjesise personale ky lloj stili modern eshte vendim i mire edhe per vleren e shtepise kur ajo hidhet ne treg.

Mendoj se eshte nje prirje fantastike jo vetem se i jep shtepise nje pamje qetesie dhe nje dekor shume te hijshem por i shton edhe vleren sepse kur e shet shtepine nje nga gjerat qe une sugjeroj eshte ta shohesh si nje hotel me pese yje. Ti do qe njerezit qe vijne ta blejne ta shohin dhe te thone Une mund te jetoj ketu eshte nje shtepi e mrekullueshme dhe te duket sikur je ne nje hotel me pese yje.

Majkell Libou eshte agjent imobiliar per kompanine Coldwell Banker qe merret me shitblerje shtepish ne Beverly Hills.

Ne shtepite moderne shume njerez duan nje pamje paqeje te ngjashme me ambjentet e meditimit. Nje nga arsyet eshte se njerezit jane shume te ngarkuar me pune dhe bejne jete intensive. Duan qe kur te vijne ne shtepi te gjejne qetesi. Per ta krijuar kete ndjesi ne nje shtepi moderne kur jeta jashte eshte shpesh e ashper duhet nje pamje jo shume e ngarkuar por ne te njejten kohe e ngrohte.

Organizatori i mbremjeve dhe festave te yjeve Colin Cowie thote se jo vetem qe shtepite po zbukurohen si hotele por edhe hotelet po mobilohen si shtepi private.

Mendoj se funksionon nga te dyja drejtimet. Krevatin e pare qe bleva ne Nee York e mora tek Four Seasons sepse ishte me i rehatshmi. Tani hotelet po bejne te kunderten po blejne mobilje te rehatshme si ato te shtepive. Kur hyn ne keto dhoma hoteli te duket sikur hyn ne shtepi.

Ne Los Angeles Hoteli modern SLS ben te gjitha perpjekjet qe dhomat te duken si shtepi bashkekohore me te gjithe artikujt luksoze qe gjenden ne shtepi.

Ne hotelin Four Seasons ne Beverly Hills dhomat duken sikur jane pjese e nje vile elegante me tone te ngrohta qe reflektojne driten e diellit te Kalifornise Jugore. 285 dhomat dhe suitat kane dyer te medha me xhama qe te cojne ne nje ballkon me pamjet e kopshteve kodrave te Hollivudit Los Anxhelesit apo Beverly Hillsit.

Ndersa ne hotelin Montage ne Beverly Hills 55 suitat dhe 201 dhomat jane te dizenjuara me idene per te krijuar nje ambjent te qete urban ku klientet mund te shijojne elegancen clodhese.

Ka nje shprehje qe thote se nuk ka si shtepia por ne Hollivud dhjetra hotele po perpiqen pikerisht ti bejne dhomat qe tu ngjajne shtepive.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›