Zgjedhjet në Rusi, test për Putinin

110 milionë rusë është paraparë të votojnë për 450 deputetët e Dumës.
Partia e kryeministrit Vladimir Putin parasheh fitoren, por sipas të dhënave të veta, pret të mos e arrijë shumicën prej dy të tretave.
Në këto zgjedhje janë në garë shtatë parti. Partitë e opozitës, që kanë propaganduar hapur për ndryshimin e pushtetit, janë përjashtuar nga votimi.
Vëzhgues perëndimorë shprehin dyshime për zgjedhjet. I ngarkuari i qeverisë gjermane për Rusinë, Andreas Schockenhoff, bëri fjalë për një rikthim në modelin sovjetik.
Ai kritikoi edhe mënyrën e veprimit të autoriteteve ndaj organizatës së pavarur të vëzhguesve vendorë, Golos.
Zgjedhjet parlamentare për Dumën shihen si hapi i parë për zgjedhjet presidenciale në vitin 2012, ku Putini dhe Medvedevi kanë këmbyer kandidaturat.
Sondazhet sugjerojnë se partia në pushtet, Rusia e Bashkuar do të fitojë shumicën e votave, por më pak se 315 ulëset që aktualisht i mbanë.
Partitë opozitare kanë thënë se zgjedhjet janë të padrejta, sepse autoritet vendore përkrahin Rusinë e Bashkuar me para dhe kohë transmetimi në televizion.