Shtëpitë-kulla kanë qenë rojat e traditës së lashtë të popullit shqiptar
Shtëpitë kanë histori të gjatë. Ato janë ndërtuar që njeriu të bën jetën më të mirë. Që prej kohësh shtëpia së pari ka pasur formë të thjeshtë, e deri në kohën e sotme kur shtëpia ka marrë forma të ndryshme të modernitetit të ndërtimit. Sipas kohës është bërë edhe ndërtimi i tyre. Ne secilin vend pak ose shumë ndërtimi i shtëpive i është përshtatur traditës së atij vendi, por më së shumti i është përshtatur kushteve klimatike, e kështu me radhë. Shtëpitë janë rojet e traditës historikisht të një populli. Çdo send në brendinë e vet fshehë në vete rrëfimin e vet, duke filluar nga fotografitë si diçka më e thjeshtë, deri të gjesendët e tjera të shumta nga tradita . Ne këtë aspekt të këtyre gjesendeve të cilat edhe e bëjnë traditën e çdo populli shqiptarët sigurisht se kanë me çka të krenohen. Shumë kush nga gjeneratat e mesme e sidomos gjenerata me e vjetër e kanë shijuar vetë në mënyra të ndryshme sendet nga tradita e lashtë. Trevat shqiptare si karakteristikë të ndërtimit kan zgjedhur kullat prej gurit. Ato shumë sot janë asgjësuar, por ende disa kanë mbetur të ruajtura. Ndërtimi i tyre ka qenë karakteristike, me dritare të vogla me mure të trasha të cilët edhe i kanë mbrojtur shqiptarët nga armiqtë, se ka qenë zor të futësh në brendi të saj. Dyert e shtëpive kanë qenë të ndërtuara nga disa dërrasa të trasha dhe pa ndonjë strukturë të caktuar. Dritaret me parmakë, e disa të vogla të quajtura kapigjikë. Kur dikush është futur brenda është dëgjuar rrapllima karakteristike e derës. Dyert kanë qenë tregim i veçantë. Kur kanë hy meshkujt në shtëpi, rrapllima e afrimit të mbylljes ka qenë e fortë, kurse gratë gjithmonë afrimin e dyerve e kanë bërë me ngadalë. Disa nga meshkujt kur e kanë mshelë derën, janë dridhur edhe dritaret. Dyert janë mshelur me parmakë të madh mbrapa, e rrallë disa me ndonjë çelës gllomaz. Jeta në këto shtëpia jo mirë të izoluara si janë sot, sigurisht se ka qenë e zorshme, por ka qenë edhe më e shëndetshme ndoshta për këtë arsye. Por e gjithë kjo e ka bërë njeriun tonë të fortë fizikisht për të përballuar borën e madhe, fërllazat e mdhaja, etj.
Shpesh është mirë ta kujtojmë të kaluarën, t’i ruajmë ato kujtime të mira sepse pikërisht në këto shtëpi kanë lindur dhe rritur të parët tanë, ku secili ka qenë histori ne vete. Nuk duhet t’i harrojmë këto shtëpi, se në këto shtëpi prej guri kanë lindur dhe rritur shumë trima të cilët i kanë dalë Zot atdheut dhe kombit, duke e ruajtur kështu qenien tonë kombëtare. Shtëpitë shqiptare simbolizojnë shumëçka tjetër nga tradita jonë e begatë dhe e lavdishme. Në atë kohë ka qenë shumë vështirë të ndërtohet një shtëpi, është dashur punë dhe mund i madh. Në pamundësi ekonomike shumë shtëpi-kulla kanë qenë të ndërtuara edhe prej qerpiqit. Secila gjeneratë që ka ardhur e ka pasur pak me lehtë, së babai i tij ia ka lënë një kulm mbi kokë. A jemi sot të vetëdijshëm që këto shtëpi kishin vlerën e madhe? A e kujtojmë se shumëkush prej nesh është gjallë se pikërisht këto shtëpi të cilat na i dogji dora e serbit barbar shumë herë gjatë historisë, kështu edhe në luftën e fundit kanë qenë djersa, mundi dhe shpëtimi ynë? A mos vallë armiqtë tanë duke i kallur ato kanë menduar se do ta kallin të kaluarën tonë dhe të ardhmen tonë? Por, kanë bërë llogari të gabuara të gjorët, se shqiptarët, duke u ringjallur si feniksi, i kanë ndërtuar shtëpitë e tyre edhe më shpejt. Kurrë më këmba dhe dora e serbit barbar nuk do të arrijë t’i prekë shtëpitë e shenjta shqiptare. Rastësisht, në prag të shënimit të 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, në një emision të qëlluar televiziv, pashë shumëçka nga tradita e begatë e popullit tonë, duke filluar nga kullat dhe pamja e jashtme e bukur karakteristike e tyre, por edhe në mbrendi gjithçka që zgjon kureshtjen dhe simbolizon qëndresën e shqiptarëve ndër shekuj e mote. Stolat dhe trapazanet në të cilët janë ulur si shtëpiakët dhe mysafirët. Pastaj, veshja kombëtare karakteristike për burra dhe gra, sofra e rrumbullakët në të cilën janë ulur për t’u ushqyer me ushqime karakteristike tradicionale dhe shumë të shëndetshme, instrumente të ndryshme muzikore duke filluar nga çiftelia, sharkia e shumë instrumente të tjera interesante; veku, ku gratë dhe vajzat kanë punuar qilima të bukur e shumë e shumë gjesende të tjera fascinuese, por të cilat për fat të keq po zhduken ngadalë. Këto kanë mbetur të ruajtura më shumë në shtëpia muze. Fashistët serbë le që deshën të na zhbijnë si popull, por duke i djegur shtëpitë tona, ata deshtën të na zhdukin edhe kulturën e traditën. Prandaj, simbolika e shtëpisë-kullë shqiptare është e madhe, është vlerë shpirtërore, vlerë që duhet ruajtur dhe kultivuar edhe tek brezat që po vijnë. Ato gjithmonë na kujtojnë të kaluarën, dhe na shërbejnë si frymëzim për të ardhmen. Kullat shqiptare më gjithë ato gjesende të cilat dikur janë përdorur dhe kanë qenë të bukura, tash kanë mbetur si relikte, janë vetë historia jonë që nuk bën të harrohet kurrë…