Shtesat mbi page, kush perfiton

Qeveria vendosi diten e djeshme te shperbleje me nje shtese mbi pagen drejtuesit dhe personelin e disa institucioneve. Keshtu me qellimin e motivimit ne pune dhe veshtiresise qe mund te hasin keta punonjes ne kryerjen e detyres se tyre, nje stimul i tille monetar duket se do te sjelle dhe pak para me shume ne xhepat e ketyre buxhetoreve. Prej te cileve kerkohet nje pune me e specializuar. Punonjesit e Njesise Mbikeqyrese te Lojerave te Fatit, anetaret e Komitetit te Auditimit te Brendshem dhe nepunesit e Inspektoratit te Larte te Deklarimit te Pasurive do te perfitojne nje shperblim mbi pagen ne masen 10-15 mije leke ne muaj, per nje vit rresht. Duke qene se punonjesit e ketyre institucioneve konsiderohen se jane me te ekspozuar ndaj korrupsionit dhe shperdorimit te detyres, qeveria ka vendosur shperblim per ta ne menyre qe te paguhen ne nje nivel te kenaqshem ne lidhje me detyren qe mbajne.
Keshilli i Ministrave vendosi qe anetaret e Komitetit te Auditimit te Brendshem te perfitojne nje shtese prej 15 mije lekesh te reja mbi pagen mujore qe ata perfitojne. Ne relacionin qe shoqeron kete vendim, theksohet se ky Komitet sherben si organ keshillimor prane Ministrise se Financave, por kane nje pune te veshtire. Sipas draftit, permbajtja e ketij vendimi synon te mbeshtese kete komitet dhe anetaret e tij ne menyren se si ata e ushtrojne kete rol. Nga ana tjeter, ne draft theksohet se niveli i larte i shperblimit qe jepet per anetaret e ketij komiteti vjen edhe per pasoje e nevojes per njerez sa me te kualifikuar dhe me integritet te nje niveli te larte profesional qe nevojitet per kete pozicion. "Me perzgjedhjen e anetareve te ketij komiteti synojme te sjellim ne perberje te ketij organi, specialiste me integritet profesional te nje niveli te larte, qe zoterojne eksperienca dhe njohuri te thella per fushat qe ata perfaqesojne. E pare ne kete aspekt, eshte parashikuar edhe masa e shperblimit te kryetarit dhe anetareve te komitetit", theksohet ne draftin e miratuar dje. Nga ana tjeter, sipas perllogaritjeve te bera, shperblimi i anetareve te ketij komiteti do t'i kushtoje buxhetit te shtetit 1620000 leke.
Qeveria ka vendosur te shperbleje edhe 11 anetaret e Njesise te Mbikeqyrjes se Lojerave te Fatit. Ky eshte nje institucion i sapokrijuar dhe sipas nivelit te drejtuesit drafti parashikon qe shperblimet te jene ne kuotat e 10-13 mije lekeve te reja ne muaj. Keshtu per titullarin e institucionit do te aplikohet nje shtese mbi pagen, per kushte pune ne masen 13 mije leke ne muaj. Nga ana tjeter, per pozicionet drejtor Drejtorie, pergjegjes sektori dhe specialist ne njesite teknike te agjencise, propozohet qe te aplikohet nje shtese prej 10 mije lekesh te reja me muaj. Ne draft shpjegohet se kjo shtese jepet per shkak te specifikes se vecante qe ka kjo njesi. "Per shkak te specifikave te tij, kualifikimit te larte te punonjesve ne drejtim te koncensionareve dhe ndjeshmerise se madhe ne kete fushe, te aplikohet per titullarin e institucionit dhe nepunesit ne njesite teknike te tij, shtese per kushte pune", theksohet ne relacionin qe shoqeron kete vendim.
Shperblim mbi pagen per funksionet e vecanta qe kryejne qeveria ka vendosur t'ju akordoje edhe inspektoreve te Inspektoratit te Larte te Deklarimit te Pasurive. Keshtu dje u mor vendimi qe inspektoret e larte dhe ndihmes-inspektoret e larte te Inspektoratit te Pasurive do te perfitojne nje shtese prej 10 mije lekesh mbi pagen e tyre mujore.
"Duke konsideruar rendesine e vecante te ketyre pozicioneve, si dhe specifiken e tyre eshte pergatitur projektvendimi, i cili propozon qe keto dy pozicione te aplikohet edhe nje shtese per kushte pune, ne masen e 10 mije lekeve mbi kategorite perkatese", theksohet ne draftin e miratuar dje. Po keshtu, drafti parashikon qe efektet financiare per kete vendim do te perballohen nga fondet e vete Inspektorati i Deklarimit te Pasurive.