Trafik armesh permes Tiranes

Dy jave hetime zbulojne grupin e trafikanteve te armeve ne linjen Kosove-Shqiperi. Sekuestrohen 74 pistoleta, 120 granata, 6 predha antitank, fisheke dhe ndezes granatash dhe jane arrestuar dy vellezer, qe leviznin me mjete prane Farmacise nr. 10 ne Tirane. Agjentet vihen ne kerkim te bleresve dhe personave te tjere te perfshire ne rrjet, pasi dyshohet se te ndaluarit jane transportuesit. Armet mendohet se ishin mbledhur per tregun vendas, por hetimet vazhdojne edhe ne disa qytete te veriut te vendit. Burime zyrtare te Policise se Shtetit thane se operacioni i koduar "Morina" nga Prokuroria e Krimeve te Renda dhe Krimi i Organizuar, vuri ne pranga Mehmet dhe Halit Zharkun, 33 dhe 37 vjec, nga Tropoja.
Prej me se tre muajsh, ky grup dyshohet se kryente mbledhjen e armeve e fishekeve ne zona te ndryshme kundrejt shumave nga 100-500 euro per cope. Burime zyrtare thane se armet dhe municionet siguroheshin kryesisht ne Kosove, Tropoje dhe Kukes e me pas dergoheshin drejt Tiranes, ku kontaktoheshin me bleresit kryesor. Ndersa ishin siguruar informacione te sigurta per kete veprimtari, menjehere Drejtoria e Hetimit ka nisur investigimin nepermjet pergjimeve dhe venies se agjenteve ne levizje duke mbajtur ne vezhgim te dyshuarit. Diten e djeshme, vellezerit Zharku, nje prej te cileve i denuar me pare, kane marre rrugen drejt kryeqytetit. Por, ndersa hynin drejt rruges se Kinostudios, prane vendit te quajtur Farmacia nr. 10, rreth ores 16:00, dy te dyshuarit jane bllokuar nga patrullat e policise dhe forcat speciale. Mesohet se jane bllokuar dy automjete, nje fuoristrade "Nissan Patrol" dhe nje veture "Benz", me targa angleze. Gjate kontrollit te mjeteve u gjeten te futur ne arka e te fshehur mire sasia e armeve dhe municioneve.
Burime zyrtare te policise thane se te fshehura ne dy automjetet e vellezerve Zharku jane zbuluar nje arsenal i vertete armatimi. Operacioni eshte koduar "Morina" per shkak te vendtakimit te te dyshuarve dhe bashkepunimit midis tyre, duke hyre e dale ne piken kufitare me te njejtin emer. Ndersa jane hapur arkat ku ishin futur, hetuesit zbuluan 50 pistoleta minizastava, 24 pistoleta "Bereta", 120 granata dore, 6 predha antitank, nje granathedhes, 120 ndezes dhe 150 cope fisheke te llojeve te ndryshme. Akuza e ngritur ndaj te ndaluarve eshte ajo e "trafikut nderkombetar te armeve" ", ndersa dosja i ka kaluar Prokurorise se Krimeve te Renda. Hetuesit do te investigojne per lidhjet e ketij rrjeti me te ndaluarit gjate operacioneve "Dungu", "Miniblow", apo "Cikloni", qe jane zhvilluar gjate dy viteve te fundit. Pritet marrja ne pyetje e dy vellezerve te ndaluar per te zberthyer linjen dhe emrat e tjere te grupit.
Aksioni, vihen ne kerkim tre te tjere
Te pakten edhe tre persona te tjere kerkohen nga agjentet e Departamentit te Hetimit ne Policine e Shtetit. Dyshohet se jane bashkepunetore ne mbledhjen kundrejt pageses dhe trafikimin e armeve e municioneve ne zonen veriore te vendit. Ndersa hetuesit nuk kane percaktuar ende destinacionin e arsenalit te sekuestruar, kane vijuar kerkimet ne banesa te ndryshme per te kapur te dyshuarit e tjere te rrjetit qe i kane shpetuar operacionit te pare.
Jane sekuestruar:
50 pistoleta minizastava
24 cope pistoleta bereta
1 granate hedhes
6 predha kundra tanke
120 granata dore
120 ndezes granatash
150 cope fisheke te llojeve te ndryshme
Operacioni "Dungu" zbuloi 6 mije fisheke
Operacioni i koduar "Dungu" coi ne pranga dy jave me pare pese te dyshuar per trafik armesh ne linjen Shqiperi-Kosove, nje prej te cileve nenoficer i repartit ushtarak ne Burrel. Te ndaluarit jane Naim Dungu, 42 vjec, Shaban Sulmeta, 46 vjec, nenoficer, Behar Dungu, 33 vjec, nga Burreli, Arben Beka, 18 vjec dhe Ali Peci, 38 vjec, nga Mitrovica e Kosoves. Ne cilesine e proves materiale u bllokuan nje automatik "Kallashnikov", 6320 cope fisheke, 350 euro dhe 21200 leke. Linja e trafikut sipas agjenteve dyshohet se eshte ajo Burrel-Tirane-Mitrovice. Transportuesit e armeve jane kapur teksa udhetonin me nje automjet tip "Audi", me targa te Kosoves, ne dalje te qytetit te Burrelit, me destinacion kryeqytetin. Fisheket jane gjetur ne bagazhin e mjetit, ndersa mesohet se do te dergoheshin per ne Kosove.