E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhufi: PS rrezikon ngrirjen e aleances dhe pas zgjedhjeve

Nenkryetari i LSI-se, Pellumb Xhufi, gjate nje interviste per "Koja Jone", paralajmeroi organizimin e nje tjeter puci nga ana e Rames dhe e Berishes, sa i takon elementeve te rendesishem te Kodit Elektoral. Nderkohe qe, kryetari i Grupit parlamentar te kesaj partie deklaroi se tre partite, LSI, PAD dhe PDS do te jene perkrah njera-tjetres ne fushaten elektorale per zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

LSI ka nisur zyrtarisht procesin e mbledhjes se firmave per organizimin e nje referendumi popullor. A mund te jepni nje informacion me te detajuar mbi kete proces?

Me ndryshimet kushtetuese ka ndodhur nje gje e paprecedent. Ndryshimet kaluan ne Kuvend, para 10 ditesh dhe debati po behet pikerisht tani, nga faktoret e interesi, nga politikanet, juristet, gazetaret, analistet, nga shoqeria civile, duke treguar qe kalimi i ndryshimeve ka kaluar pa debat paraprak. Kjo verejtje eshte bere nga te gjithe duke u kaluar me arrogance, me votat symbyllur te deputeteve te dy partive kryesore, PS-PD. Vete kjo menyre procedimi, kalimi pa debat i ndryshimeve kushtetuese, qe prekin strukturen e sistemit, jo fasaden, na ka shtyre me ndjenjen e pergjegjesise si LSI, se bashku me parti te tjera te majta, por dhe deputetet te vecante te mazhorances, qe te ndermarrim nje nisme per t'i dhene shansin e fundit, nje ndikimi popullor, per nje vendimmarrje kaq te madhe, sic eshte ndryshimi i Kushtetutes. Aktualisht, kemi mbledhur nderkohe nje pjese te mire te firmave. Verejme qe pervec deputeteve te LSI-se, PDS-se, dhe PAD-se jane bashkuar dhe deputetet e PSD me ne krye zotin Gjinushi dhe kjo eshte mjaft domethenese, pasi ai ka qene dhe nje nga protagonistet e Kushtetutes se vitit 1998. Ne ditet e ardhshme, kemi shprese se do te mbledhim dhe ato pak firma qe mungojne. Por duhet te evidentojme se ekziston dhe ai presioni i madh mbi deputetet e mazhorances dhe ato te PS-se nga lidershipet e tyre, te cilet gatuan kete atentat konstitucional dhe qe duan ta cojne deri ne fund.

Nese nga selia roze nuk do te vije asnje sinjal pozitiv, per te firmosur kerkesen per referendum, cilat do te jene marredheniet mes LSI dhe PS ne te ardhmen?

Marredheniet tona me PS, per sa na perket ne, i kemi ngritur mbi baza parimore. Mbi keto baza u ngrit aleanca qe ne nenshkruam para vitit 2007 dhe per fat te keq u gris dhe u hodh poshte nga lidershipi i PS. Ne kete aspekt edhe keto perplasje qe ne kemi me PS kane te bejne me ceshtje teresisht principiale. Pra, kane te bejne me dokumentin themeltar te shtetit, kane te bejne me te ardhmen e demokracise ne vend. Debati yne me PS keto dite eshte zhvilluar edhe per modelin per sistemin zgjedhor, ne kuader te atij sistemi te miratuar ne Kuvend, ai spanjoll, i cili kerkon ta tkurre demokracine, te eliminoje partite qe qendrojne mes dy partive te medha dhe ne te njejten kohe, godet dhe kampin e majte, per sa kohe, partite e ashtuquajtura te vogla te se majtes, edhe ne vogelsine e tyre jane reale perballe partive te kampit te djathte, pasi sikurse i shohim levizin gjithmone sipas vullnetit te kreut te mazhorances. Nese ne do te mbetemi vetem ne iniciativen tone per referendum, ne do te shkojme ne zgjedhje me marredhenie te ngrira me PS, dhe pastaj pas zgjedhjeve duke pare qetesisht do te percaktojme se cilat do te jene hapat dhe marredheniet me te. Megjithate, duhet theksuar se eshte nje investim negativ krijimi i kesaj klime me iniciative te PS, ndikim qe do te vijoje dhe pas zgjedhjeve te ardhshme. Ne jemi perballe nje tentative te lidershipit te PS per te ngushtuar hapesirat e LSI, mundesisht per ta eliminuar ate si force politike.

Cili do te jete qendrimi i LSI-se gjate hartimit te kodit elektoral?

Hartimi i kodit elektoral do te ishte fundi i kesaj komedie, qe nisi me ndryshimet kushtetuese dhe me ndryshimet qe kane te bejne drejtpersedrejti me sistemin dhe me modelin zgjedhor. Ne kemi te gjitha arsyet per te qene te shqetesuar se cfare do te ndodhe pastaj me kodin elektoral, i cili do te percaktoje menyrat dhe mekanizmat per menaxhimin e procesit elektoral qe eshte shume i rendesishem. Nje nga ndryshimet kushtetuese ka te beje dhe me eliminimin e KQZ-se, pra heqjen e ketij institucioni kushtetues. Pikepyetja e pare do te jete lidhet me momentin se cili do te jete ai institucion qe do te supervizoje procesin elektoral, kush do te luaje rolin e KQZ-se dhe kush do ta perbeje kete instance. Nese do te vazhdohet me kete loje, te fshehte dhe te pandershme mes PS-PD sigurisht mund te pritet qe dhe ketu te kete surpriza jo te kendshme. Gjithashtu, pikepyetje te tjera kane te bejne me menaxhimin e metejshem te procesit, me perberjen e komisioneve, ku ne aktualisht jemi pjese, te cilat jane themelore per procesin e numerimit te votave, dhe per ruajtjen e integritetit te votes, dhe se cfare do te vendoset dhe ku do te vendoset. Nese keto gjera do te vendosen perseri jashte Komisionit te Posacem per Reformen Zgjedhore, i cili deshtoi ne punen e tij, pasi nuk u mblodh asnjehere, atehere ne mund te prezumojme qe dhe ketu mund kemi dhe nje goditje tjeter dhe mund te organizohet nje puc i radhes. Nderkohe qe jemi skeptike dhe per realizimin sic duhet te disa elementeve te tjere qe kane te bejne me pajisjen e qytetareve me kartat e identitetit histori e pambaruar, e premtuar nga Kryeministri Berisha qe ne vitin 2005, pas zgjedhjeve te pergjithshme, ku ende nuk eshte realizuar, edhe pse kane kaluar 3 vjet dhe nuk ka shenja se po ecet ne kete proces. Gjithashtu dhe ne krijimin e regjistrit elektronik kombetar, qe eshte i domosdoshem dhe qe kushtezon ne nje fare menyre dhe prodhimin e procesit te kartave te identitetit, edhe ketu nuk eshte bere asnje hap, qe do te na bente qe te shpresonim ne plotesimin e ketij detyrimi te qeverise shqiptare. Ne jemi perballe te papriturave te medha, pasi eshte krijuar nje model bashkepunimi jashtezakonisht i keq, i demshem, eshte nje bashkepunim i mbyllur i kulisave mes PS-PD, duke perjashtuar te tjeret qe ka dhene fryte te hidhura, deri tani me ndryshimet bazike ne Kushtetute dhe ne sistemin zgjedhor, dhe nese do te vazhdoje i tille, do te jape frute akoma me te hidhura dhe ne kalimin te gjitha atyre ndryshimeve kushtetuese qe do te pasqyrohen ne kodin zgjedhor. Ne jemi ketu per ta kundershtuar nje gje te tille dhe se bashku me opinionin e gjere do te luftojme me force per te mos lejuar krijimin e zullumeve te tjera.

Ekziston mundesia qe LSI-ja se bashku me PDS dhe PAD te jene bashke ne fushaten elektorale, pra te paraqiten ne nje sigel te perbashket?

Ne tashme kemi pervijuar nje koalicion te ri me Partine Demokracia Sociale te zotit Milo, me Partine Aleanca Demokratike te zotit Ceka, kemi bashkepunuar, nderkohe edhe me parti te tjera te opozites, kujtoj vecanerisht Partine Socialdemokrate per ndryshimet Kushtetuese dhe qe realisht eshte nje terren i perbashket, qe krijon mjaft premisa per nje bashkepunim edhe per te ardhmen me kete parti. Per sa i perket paraqitjes ne zgjedhje, ne se bashku me PDS dhe PAD kemi profiluar nje koalicion, qe kane te perbashketa, por dhe dallimet e tyre. Keshtu qe, jane te gjitha mundesite qe ne te hyme ne koalicion, por duke ruajtur gjithsesi cdo parti identitetin dhe profilin e vet. Pra nuk behet fjale per nje shkrirje politike dhe ideologjike te ketyre tre partive komponente, por behet fjale per nje dialektike shume pozitive qe eshte krijuar ne marredhenie midis tre partive qe e shohin veten ne nje front per sa u perket ceshtjeve te medha, ceshtjeve qe kane te bejne jo vetem me te majten, por qe kane te bejne ne pergjithesi me vendin dhe qe kane ura bashkepunimi te pafund, natyrisht duke pasur dallimet specifike te tyre.

"Referendumi, ende pa pergjigje nga Rama"

Ne gjykimin e LSI, ligjvenesit socialiste duhet te firmosnin kerkesen per referendum, duke mos qene e nevojshme ne kete menyre qe te kerkohen firmat ne kampin e djathte. Sipas kryetarit te Grupit parlamentar te LSI-se, Pellumb Xhufi, thirrja qe zoti Meta i beri zotit Rama ne nje moment vertet kritik per demokracine ne vend, eshte nje thirrje mjaft serioze dhe e sinqerte. "Shtuar ketu faktin qe per hir te kthimit te amendimeve kushtetuese qe kane te bejne me pushtetet e Presidentit, te Kryeministrit dhe me balancen e pushteteve qe prishen me keto amendime, Meta deklaroi se LSI heq dore edhe nga ndryshimet kushtetuese qe kane te bejne me sistemin zgjedhor, qe eshte krejtesisht i papranueshem dhe i pasakte", u shpreh Xhufi, lidhur me kete ceshtje. Nderkohe qe po ne kete linje, Xhufi beri me dije se, "per fat te keq ne nuk kemi pasur asnje pergjigje nga kryetari i Partise Socialiste, lidhur me kerkesen tone. Por shpresojme ne nje ndergjegjesim te lidershipit te kesaj partie".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›