Analiza e nje viti qeverisje Berisha 2011 viti i suksesit per vendin
Viti 2011për Shqipërinë ishte një vit i suksesit në të gjitha fushat. Kjo ishte kryefjala e bilancit të një viti qeverisje, nga vetë kryeministri, Sali Berisha. Në një listë të detajuar të të gjitha zhvillimeve në çdo fushë, kreu i ekzekutivit evidentoi ecurinë e reformave përgjatë vitit që po lëmë pas. Këtë analizë, kryeministri Berisha zgjodhi që ta niste pikërisht që me muajin e parë të këtij viti dhe ngjarjet që e shoqëruan atë, e konkretisht me ngjarjet e 21 janarit.
“Viti filloi me disa probleme të caktuara, krejtësisht të pamotivuara, ngjarje të cilat provuan testuan funksionimin e kushtetueshmërisë së vendit, ngjarje të cilat morën përgjigjen më kushtetuese dhe ligjore”, vuri në dukje Berisha.
Madje, si për t’i dhënë një përgjigje dhe më të qartë këtyre ngarjeve, kryeministri berisha shtoi se “Shqipëria u faktua si një vend i shtetit ligjor, pasi në këtë vend, askush dhe kurrkush një njeri të zgjedhur me votën e lirë nuk mund ta nxjerrë nga pushteti apo të marrë pushtet me dhunë”.
Gjithashtu, në këtë analizë, kreu i ekzekutivit u ndal dhe në zhvillime të tjera të mëdha, përkatësisht tek zgjedhjet e 8 majit. Në vlerësimin e tij, në këto zgjedhje institucionet kushtetuese kaluan një nga testet më të pazakonshme për shkak të ngushtësisë së garës dhe se direktivat e OSBE-ODHIR-it faktuan katërcipërisht qëndrimin e drejtë që u mbajt.
“Maxhoranca mori 12% më shumë vota, një përpjekje absurde për të bllokuar rezultatin dhe numërim votash, disa skena rrethimi të KQZ, por ligji dhe vetëm ligji veproi”, u shpreh Berisha.
Por në këtë bilanc të fundvitit, kreu ekzekutivit nuk mund të mos ndalej në një nga proceset më të rëndësishme të vendit, e konkretisht atë drejt Bashkimit Evropian.
“Shqipëria nuk mori statusin e kandidatit, sepse opozita vendosi të përdorë votën e saj për të bllokuar qeverinë, por realiteti tregoi se Shqipëria nuk mori statusin jo se nuk u hartuan ligje pasi ato u hartuan dhe për hartimin e tyre u angazhuan ekspertët më të mirë të Europës dhe SHBA, por sepse opozita bllokoi miratimin e tyre”.
Në këtë këndvështrim, kryeministri Berisha i mëshoi me forcë faktit se “në 8 maj qytetarët i dhanë mësimin më të merituar atyre që përdorën votën, për t’i ndëshkuar gjithë ata që zgjodhën rrugën e bllokimit të integrimit të vendit”.