Shtetet e BE duhet të përgatiten për delegimin e disa pjesëve të sovranitetit të tyre
Pavarësisht shumave të mëdha të shpenzuara për të llogaritur e si rezultat shlyer borxhin e jashtëm të Greqisë, ka dalё nё pah një lloj ankese ose një protestë e censurës kundër “ndërhyrjes” nё sovranitetin kombëtar të vendit. Është mёse e vërtetë se në këmbim të një ndihme tё konsiderueshme evropiane, aftësia e Greqisë për të manovruar e vetme do të kufizohej. Por a janë tё justifikuara ankesat se sovraniteti grek është dëmtuar rëndë? Ideja e sovranitetit të një shteti-komb i ka rrënjët në Traktatin e shekullit të XVII, i cili si parim udhëzues të Marrëdhënieve Ndërkombëtare ka mbështetur idenë e mos ndërhyrjes nga agjentët e jashtëm në punët e brendshme të shteteve. Por, duke u bazuar nё logjikën e saj ekstreme, sovraniteti kombëtar do të kërkonte izolimin e plotë fizik dhe social të shteteve nga njëri-tjetri. Në të vërtetë, një fokusim i tepërt mbi sovranitetin kombëtar çon në probleme serioze: në fund të fundit, çdo marrëveshje ndërkombëtare, qoftë politike apo ekonomike, krijon transferimin e një sovraniteti të caktuar.
Ndihma e Evropës për Greqinë është një shembull i një marrëveshje bashkëpunimi, përmes së cilës palët e ndryshme negociojnë duke marrë parasysh interesat e të tjerëve. Greqia u kërkoi anëtarëve të Bashkimit Evropian për ndihmë dhe ata iu përgjigjën me një shume tё konsiderueshme të ndihmës. Përveç ndihmës prej 130 miliardë eurosh nё kredi (më shumë se 40% e GDP-së greke, me në krye 110 miliardë euro tё huazuara për Greqinë në vitin 2010), një 50% "reduktim " është imponuar mbi kreditorët private të Greqisë dhe Banka Qendrore Evropiane ka hequr dorë nga kthimet e pritura mbi pronat e saj të bonove greke. Pavarësisht anës teknike apo ekonomike, zgjidhja më e mirë për problemin e Greqisë, është tё hartohet nga BE-ja. Pjesëmarrja në jetën kolektive tё bashkësisë ndërkombëtare, do tё thotë tё vendosesh interesat e tё tjerëve nё krye dhe heqja dorё nga disa privilegje ose tё drejta tё sovranitetit. Si shembull konkret mund tё marrim Spanjën: kur Spanja vendosi të bashkohet me Organizatën Botërore të Tregtisë, limitoi sovranitetin duke pranuar rregullat e OBT-së dhe rregulloreve.
Ajo u detyrua të braktiste një trajtim preferencial kundrejt disa shteteve duke trajtuar njësoj tё gjithë anëtarët e OBT-së. Spanja e pranoi këtë limitim në këmbim tё tregtisë në kushte të barabarta me pjesën tjetër të botës. Sociologu britanik Anthony Giddens nё mënyrë tё drejtë përshkruan tё tilla shembuj si raste integrimi apo bashkimi në këmbim të ndikimit global. Shtetet bashkëpunojnë sepse është e dobishme për ata të veprojnë nё këtë mënyrë; por në të njëjtën kohë ata humbin kontrollin e brendshëm mbi disa çështje tё caktuara. Ata zhvendosen nga marrja e vendimeve tё njëanshme nё vendim-marrjen e bashkëpunimit. Nëse kjo duket si një shkelje sovraniteti, atёherё varet nga perceptimi jone i sovranitetit. E njëjta gjë ndodh edhe me konceptin e lirisë individuale, nё këtë rast sovraniteti kombëtar varet nё përcaktimin e komponentëve tё tij. Në klasikun e tij “Mbi Lirinë”, John Stuart Mill përdori "parimin dëmtues", për të shprehur pikëpamjen se liria individuale e personit mund të kufizohet vetëm për të mbrojtur të tjerët dhe për të shmangur dëme. Debati konsiston në atë se si ne përcaktojmë "dëmin" tek të tjerët. Në të njëjtën mënyrë, debati rreth kuptimit të sovranitetit kombëtar përbëhet në atë që ne e konsiderojmë si rëndësi tё çështjeve tё "brendshme". Nё vartësi tё fokusimit, ne kemi si prioritet dimensionin global" (ose të paktën atë "federal") për sovranitetin. Bashkimi Evropian duket se përfaqëson vetëm “gjysmën e rrugës” ndërmjet këtyre dy koncepteve të sovranitetit. Por po bëhet gjithnjë edhe mё e vështirë për të përcaktuar dallimin midis çështjeve tё brendshme kombëtare dhe ato që kërkojnë një kolektiv veprimi ndërkombëtar. Globalizimi i ka bёrё edhe me porozë kufijtë. Ne po e shohim se si politikat e një vendi, qoftë ato që kanë të bëjnë për të punuar, mjedisin, shëndetin publikun, tatimet apo çështje të tjera, mund të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë mbi të tjerët. Ne e shohim ndërvarësinë edhe më qartë në ecurinë e tyre ekonomike: Norma vjetore e rritjes së GDP-sё kineze, për shembull, do të bjerë me 2 % gjatё këtij viti, për shkak të ngadalësisë në Shtetet e Bashkuara dhe BE. Gjithashtu, më shumë vende (të ndryshme në karakter dhe nё trajektoren e historisë sё tyre) janë duke hyrё fuqishëm në skenën globale: GDP-ja e Brazilit, kohët e fundit ka tejkaluar atë tё Mbretërisë së Bashkuar. Shfaqja e tyre mbart implikime të rëndësishme për qeverisje globale, në një kohë kur ekzistojnë dis-balancimet kundrejt problemeve ekzistuese / kërcënimeve dhe mjeteve në dispozicion të shteteve për të garantuar rritje të sigurisë shtetasve të tyre. Në një shkallë globale, kjo botë komplekse dhe e ndërvarur ka nevojë për një organizim tё shteteve dhe të strukturave të qeverisjes, tё orientuar drejt dialogut përgjegjës, me qëllim zbutjen e abuzimeve tё pushtetit dhe mbrojtjen e aseteve botërore. Pa ekzistencën ose krijimin e strukturave të tilla, bota rrezikon një garë konkurruese dhe të çrregullt midis Shteteve (siç ndodh shpesh me taksat) ,si një reagim mbrojtës. Historia na ka treguar se zhvillime tё tilla na çojnë drejt konflikteve katastrofike. Në nivel evropian, legjitimiteti është thelbësor (për tё qenё realist) ky rregull nuk do të arrihet derisa evropianët tё tejkalojnë ose lenё mёnjanё idetë e vjetruara rreth sovranitetit. Në mënyrë paradoksale, kur BE-ja nuk po dilte dot nga kriza u kritikua për mungese integrimi. Tani që ajo kërkon të avancojë nё këtë drejtim, Bashkimi Evropian akuzohet për limitimin e sovranitetit kombëtar. Qytetarët duhet të mendojnë se institucionet qё i qeverisin veprojnë për interesat e tyre dhe i bëjnë ato pjesë e procesit të vendim-marrjes, që nënkupton një bashkim në bazë të rregullave dhe jo pushtetit. Fakti që BE-ja për momentin nuk i ka të gjitha përgjigjet e problemit, nuk do të thotë aspak se nuk ka një të ardhme. BE është një eksperiment i ri madhështor, i cili, siç ndodh me të gjitha eksperimentet, ka një shkallë pasigurie. Por kjo nuk duhet të na bëjë të injorojmë koston oportune tё një konceptimi më "Kombëtar" tё sovranitetit. Faktikisht, dinamika e ndërvarësisë ka zënë rrënjë, aq shumë saqë nuk ka kthim pas. Për të përkrahur një koncept Westphalian tё sovranitetit në këtë botë, do tё konceptohej si një anakronizëm pamaturie dhe në rastin më të keq një bast i rrezikshëm. Poeti Jose Angel e shpjegon atё si një dëshirë "qё historia tё na kthente kohёn pas e tё fillonte gjithçka nga fillimi”. Por, në botën prozaike (këtu dhe tani), koncepti i sovranitetit tashmë ka ecur përpara.
*Havier Solana, Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe përfaqësues i Lartё i BE-së për çështjet e përbashkëta tё Jashtme dhe tё Sigurisë
Marrë nga “Project-Syndicate.com”