E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtetet e Bashkuara denojne sulmet ndaj te krishtereve irakiane

Shtetet e Bashkuara kane denuar nje vale sulmesh kunder te krishtereve irakiane javeve te fundit.

Departamenti i Shtetit tha dje se Shtetet e Bashkuara kundershtojne dhunen ndaj qytetareve te krishtere ne Irak. Ne nje deklarate Shtetet e Bashkuara thane se vecojne rendesine e te krishtereve ne shoqerine irakiane dhe lavderuan qeverine e Irakut per masat e shtuara te sigurise per mbrojtjen e bashkesive te krishtera.

Dje irakianet mbajten funeralin per dy viktimat e nje vargu sulmesh te enjten qe me sa duket kishin per shenjester shtepite e pakices se krishtere.

Shperthimet ndodhen pasi disa militante te lidhur me al-Kaiden kercenuan se do te kryenin sulme ndaj te krishtereve irakiane gjate kohes se Krishtlindjeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›