E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtetet e Bashkuara festojnë sot 237-vjetorin e pavarësisë

SHBA - Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 237-vjetorin e pavarësisë. Më 4 korrik të vitit 1776, 13 kolonitë e para amerikane kanë shpallur pavarësinë nga Mbretëria Britanike. Dita e Pavarësisë tradicionalisht festohet me fishekzjarre, parada, koncerte festive dhe tubime e këngë patriotike.

Shumë amerikanë festojnë Ditën e Pavarësisë edhe me darka familjare. Në përvjetorin e pavarësisë se Shteteve te Bashkuara përkujtohet guximi i themeluesve të vendit dhe falënderohen forcat amerikane në shërbim në vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe kontigjentin e forcave paqeruajtëse që me përkushtimin e sakrificën e tyre i shërbejnë paqes.

Amerika, një shtet i ndërtuar mbi idealet, barazinë dhe lirinë do të bëhej për më tepër se dy shekuj një nga vendet më të preferuara për të emigruar, pikërisht në kërkim të këtyre idealeve.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›