Jonida Maliqi: Gabimi që s’do t’ia falja vetes
TIRANE - Jonida Maliqi, këngëtarja plotstil e skenës shqiptare rrëfen përmes një bisede telefonike nga Milano, të rejat e jetës së saj për “Summer Pages”. Klipi në bashkëpunim me Dj Blunt dhe Real 1, arsyet pse u vonua kaq shumë dhe planet për një këngë të re... Përkushtimi ndaj të birit dhe pushimet e gjata, që nisën në Turqi, e që s’dihet se ku do të mbarojnë. Intervista e një këngëtareje të veçantë, që sa herë shfaqet na lë pa fjalë.
Jonida, si po kalon këto kohë?
Shumë mirë. Aktualisht jam në Milano për çështje pune, ndërkohë që ka kaluar vetëm një ditë nga përfundimi i xhirimeve për videoklipin e ri dhe jam pak e lodhur...
Bëhet fjalë për klipin e këngës në bashkëpunim me Dj Blunt dhe Real 1, apo jo?
Po, po, për atë bëhet fjalë.
Pse u vonua kaq shumë klipi i kësaj kënge?
Këngën në fakt e kemi realizuar që vjet, por ashtu siç mund t’i ndodhë gjithkujt, edhe ne patëm një eksperiencë jo të mirë nga klipi i parë (kanë xhiruar edhe më herët). Nuk ishte në nivelin që ne kërkonim dhe si unë, ashtu edhe çunat, nuk mund t’i falnim vetes gabime në këtë drejtim. Është një detyrim ndaj vetes dhe publikut në radhë të parë. Duhet të bënim më të mirën e mundshme, ndaj për pasojë vendosëm të bashkëpunonim me “Max Production”. Ishte bashkëpunimi im i parë me këtë produksion dhe jam sinqerisht e mahnitur. Më kanë surprizuar me profesionalizmin e tyre. Xhirimet kanë zgjatur për 13 orë dhe kemi ndaluar në disa vende (Llogara, Dhërmi, etj.), por ata ishin të karikuar përgjatë gjithë kohës...
Për look-un tënd në klip kush u kujdes?
Vetë totalisht, kohët e fundit tërhiqem më shumë nga konfeksionet e gatshme. Sigurisht kisha me vete një ekip njerëzish të specializuar që u kujdesën për dukjen e figurantëve dhe natyrisht, për mua. Mes tyre ishte Ema Matja, parukierja ime prej 15 vitesh dhe Suela Çangu, me të cilën bashkëpunova për herë të parë në një klip si grimiere.
Bashkëpunimi me Dj Blunt dhe Real 1 si ishte?
Fantastik. Nuk ka si të jetë ndryshe, sepse ata nuk i kam vetëm kolegë, por edhe miq të shtëpisë. Aq të afërt jemi sa kur ata vijnë këtu, i presim në shtëpi, siç ndodh kur shkojmë atje unë apo bashkëshorti im. Janë djem të shkëlqyer dhe kur ekziston një ‘feeling’ artistik e njerëzor nga ana tjetër, puna ecën vetë, s’ka nevojë për të shtyra.
Do të ketë ndonjë këngë tjetër pas kësaj për këtë verë?
Jo, besoj se kjo është mjaftueshme. Do të jetë diçka ndryshe nga gjithçka keni parë e dëgjuar deri tani. Vij pas dy vitesh mungesë dhe mendoj se kënga do të tërheqë vëmendje, pasi sjell risi. Ndërkohë jam duke punuar edhe për një këngë tjetër, por atë do ta lançoj në sezonin e dimrit.
Pse ke munguar këto dy vite?
Sepse kam zgjedhur të bëj rolin e nënës ‘full time’ dhe nuk jam penduar fare. Kam shijuar çdo etapë të rritjes së tim biri, siç do vazhdoj ta bëj, sepse e kam theksuar gjithmonë që tashmë familja është e para. Dani është i pari.
Pushimet këtë vit për ty kanë nisur herët?
Po, kanë nisur që në qershor në Turqi, ku bashkë me Gentin dhe djalin kaluam disa ditë të mira pushimi, ndërkohë që kemi shfrytëzuar edhe disa fundjava të lira në Dhërmi. Mendoj që nuk do ta ndryshojmë as këtë vit zakonin, do shkojmë të gjithë si familje në Dhërmi. Kemi edhe një plan për të kaluar disa ditë pushimi vetëm unë me Gentin në fund të sezonit, por ende s’kemi vendosur gjë.
Ndërkohë biznesi si po shkon?
Mrekullisht mirë. Aktualisht siç ju tregova jam në Milano, për të zgjedhur këpucë nga koleksioni i ri Pranverë-Verë 2014...
(er.nu/summerpages/GSH/BalkanWeb)