Ikën Morsi, Mansour betohet president i Egjiptit
KAJRO-Kreu i Gjykatës Kushtetuese të Egjiptit, Adli Mansour ka bërë betimin si lider i përkohshëm i këtij vendi, vetëm disa orë pasi ushtria rrëzoi nga pushteti presidentin Muhamed Morsi duke e vendosur atë në arrest shtëpie.
Qindra mijëra vetë e përshëndetën me brohoritje dhe me gjëmimin e burive të makinave njoftimin e ushtrisë se Presidenti Mohamed Morsi nuk ishte më udhëheqësi i vendit. Rrëzimi i zotit Morsi pason demonstratat që vazhduan prej disa ditësh kundër Presidentit, për të cilin protestuesit thonë se kishte humbur legjitimitetin, pasi nuk kishte arritur të bashkonte dhe udhëhiqte në mënyrë efektive vendin. Në fjalimin e tij në televizion, zoti kreu i ushtrisë bëri thirrje për ripajtim kombëtar, kur deklaroi pezullimin e Kushtetutës dhe njoftoi vendimin për zgjedhje të parakohshme.
Zoti Morsi erdhi në pushtet me premtimin se do të luftonte korrupsionin dhe papunësinë, do të pastronte mbeturinat që janë mbledhur në rrugët e Kajros dhe do ta bënte vendin më të sigurtë. Por ai shihet nga shumë egjiptianë si një udhëheqës autokrat dhe jo-demokratik, gjë që e bëri të papranueshëm për shumë njerëz.
Reagime të ndryshme kanë pasuar vendimin e ushtrisë së Egjiptit për të përmbysur presidentin Mohamed Morsi.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se është “thellësisht i shqetësuar” me veprimin e ushtrisë. Ai ka shtuar se Uashingtoni do që të shohë së shpejti instalimin e një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt.
Obama po ashtu ka thënë se administrata e tij është duke shqyrtuar ndihmën e huaj për këtë vend.
Mbreti i Arabisë Saudite, Abdullahu, ka uruar kreun e Gjykatës Kushtetuese të Egjiptit, Adli Mansour, për zgjedhjen në postin e udhëheqësit të përkohshëm të Egjiptit.
Shtetet e Gjirit Arab, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë mirëpritur po ashtu lajmin për përmbysjen e Morsit.
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka thënë se trazirat në Egjipt janë disfatë për Islamin politik.
Një ditë pas rrëzimit nga pushteti dhe vënies në arrest shtëpie të presidentit të Egjiptit, Mohamed Morsi, pritet që sot të bëjë betimin lideri i përkohshëm i këtij vendi, kreu i Gjykatës Kushtetuese Adli Mansour. Reagime të ndryshme kanë pasuar vendimin e ushtrisë së Egjiptit për të përmbysur presidentin Mohamed Morsi.
(d.b/E.Kacorri/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Grusht shteti në Egjipt, ushtria rrëzon Morsin si president