Greqi, arrestohet shqiptari, rrëmbeu një 17 vjeçare
Një shqiptar 19 vjeçar është arrestuar në Greqi, nën akuzën e rrëmbimit të një të miture.
17 vjeçarja K.S. ishte larguar nga shtëpia në Argirupolis dhe prindërit dhanë alarmin për zhdukjen e saj.
Policia në bashkëpunim me organizatën për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve “Buzëqeshja e fëmijës” e gjetën vajzën dhe e kthyen atë në të shtëpi.
19 vjeçari shqiptar u arrestua dhe bashkë me të u vunë në pranga edhe prindërit e tij, për bashkëpunim dhe mbështetje në rrëmbim e arratisje.
Ndërkaq i ati i vajzës ka denoncuar në polici, se vajza kishte djegie në të dy krahët dhe një tatuazh me gërmën "M". Jo vetëm kaq, por sipas të atit, vajza ka pohuar se nën shoqërinë e shqiptarëve dhe pakistanezëve, asaj i kanë dhënë një lloj droge.
Babai i 17 vjecares shprehet për mediat se "kurrë nuk doja të jetoja një dramë të tillë, por shorti ra mbi mua dhe nuk kam çfarë të bëj. Si baba unë mund të marr ligjin në duart e mia, por ndjeva se është mirë që t’i drejtohem drejtësisë".