E Diel, 1 Nëntor 2026

Polici vret bashkëjetuesen dhe veten në banesë, shkak depresioni

TIRANË-Dy të vdekur është bilanci i një ngjarje të rëndë që u shënua mbrëmjen e së mërkurës në Kombinat.

Rreth orës 21:00 në një lagje të Kombinatit janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri që vinin nga banesa e shtetasit Ali Verteniku ne katin e 9-te te nje pallati.

Sipas policisë, Ali Verteniku efektiv burgjesh 64 vjeç është grindur me gruan që bashkëjetonte, Mimoza Nikollin 48 vjeç me të cilën kishte 3 fëmijë. Ka qenë ky momenti që janë dëgjuar krisma të një arme zjarri dhe më pas janë gjetur të pajetë dy trupa. Dyshohet se Verteniku ka vrarë fillimisht Mimoza Nikollin me armën e shërbimit dhe më pas i ka dhënë fund jetës se tij. Te dy trupat u gjeten te pajete ne kuzhine. Policia ka gjetur ne vendgjarje 4 gezhoja nga qitja qe eshte realizuar mbreme ku dy prej plumbave kane bere rikoshet.

Fqinjët pohuan për policinë se cifti kishte kohë që grindej. Fatmiresisht femijet e ciftit nuk ndodheshin ne banese ne momentin e krimit.

Gazetari Spartak Koka nga vendngjarja bëri me dije Veterniku kishte rreth 15 vite që punonte si polic burgjesh, konkretisht ne spitalin e burgut. Kolege të tij shprehen se kohët e fundit, 64-vjecari kishte shfaqur shenja depresioni dhe çrregullime emocionale dhe mendore.

Fakte tronditëse zbulohen dhe nga fqinjët. Me lot ne sy fqinjet treguan se bashkëjetuesja e Veternikut u kishte rrefyer se burri me të cilin bashkëjetonte i ishte shprehur më shumë se njëherë se do te vriste veten.

Mimoza Nikolli kishte dhe 8 femije nga nje martese e meparshme, ndersa 3 me te vegjlit i kishte nga bashkejetesa me Veternikun. Ajo punonte si kamariere ne nje lokal prane lagjes ku banonte.

Po keshtu hetimet zbardhin se Veterniku kishte një kredi prej 5 milionë lekësh që e kishte marrë në një prej bankave në kryeqytet dhe dyshohet se kjo ka qenë arsyeja kryesore që e kishte zhytur atë kohët e fundit në depresion.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›