E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, pallati i shembur, banorët dëmshpërblim tjetër

GJIROKASTëR- Banorët e pallatit që u shemb nëntorin e vitit 2008 në Gjirokastër kanë kërkuar më tepër dëmshpërblim për dëmet që u janë shkaktuar. Mesditën e sotme një përfaqësi prej 5 banorësh nga 12 familje kanë dorëzuar padinë civile ndaj Sotiraq Janorës administratorit të firmës përgjegjëse për ndërtimin e pallatit, i cili shkaktoi 3 të vdekur nga shembja. Në bazë të padisë ata kërkojnë 57 milionë lekë të reja dëmshpërblim financiar. Akt ekspertimi i organit të akuzës, ka vlerësuar kohë më parë dëmin e shkaktuar nga rrëzimi i pallatit për banorët e tij në masën e 62.3 milionë lekë të rinj. Sipas banorëve është pikërisht firma e ndërtimit përgjegjsja kryesore për t’i dëmshpërblyer të gjitha familjet që humbën pasuritë e tyre dhe njerzit më të dashur. Ndërkohë që qeveria kishte akorduar fondin prej 46.3 milionë lekësh të reja në ndihmë të 12 familjeve.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›