E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shteti e ka braktisur cirkun

Refleksion mbi shfaqjen e Cirkut të Metropolit Mos i beso kurrë një ujku
Nuk kam ndërmend të shkruaj në mënyrë të detajuar për premierën  Mos i beso kurrë një ujku, për vlerësimet që mund të kem dhe çtë reja solli. Që në fillim dua të them se ajo i përmbush kërkesat e spektatorit cilësisht si në përmbajtje ashtu dhe në formë. Për nga kjo e dyta ishte një arritje bashkëkohore me elementë të pasur gjetjesh regjisoriale. Ishte një ndërthurje marramendëse midis akrobacisë, baletit, muzikës, kostumografisë, teknikës, pra e trajtuar si një e tërë sa të duket se je në një ambient çudirash. Drejtuesit e Cirkut  të Metropolit tonë mendoj se bëjnë një punë të mirë duke vënë herë pas here shfaqje të tilla me fabul  për fëmijë. Vitin e kaluar  pamë një shfaqje po me fabul për fëmijë Pipi Çorape Gjata, e cila dhe ajo pati arritje.  Sivjet shfaqja Mos i beso kurrë një  ujku ishte mbështetur në përrallën e njohur  Kecat dhe ujku,  por e trajtuar në dinamikën e lëvizjes e të ritmit. Këto lloje shfaqjesh janë një mundësi e mirë për të ofruar spektatorin në kushtet kur cirku ka vite që nuk lëviz nga Tirana, për mungesë dietash  e komunikacioni ose e thënë shqip për mungesë parash. Vazhdojmë tek shfaqja që pamë. Dinamizmi dhe lirizmi i saj buronte nga  pasioni me të cilën interpretonin fëmijët e vegjël të mësuar me shumë përkushtim nga pedagogët e tyre. Në veçanti binin në pah numrat akrobatikë, të cilët morën dhe duartrokitjet më të mëdha , e kjo fal punës së mësuesve Agron Muho, Silvana Dumit, Nexhmije Dakli dhe mjeshtrave Kujtim Dumi e Sokrat Buzo. Mendimi vetvetiu shkon diku tjetër për të ngarë një problem. Po thuaj tërësisht shfaqja mbahet nga akrobatët e vegjël, të cilët përgatiten në studion e cirkut. Kjo studio që kur është formuar e deri më sot mbahet vetëm nga nevoja e domosdoshme për të ruajtur vazhdimësinë e Cirkut me akrobatë, pasi për të nuk ka asnjë financim herë pas here nga  drejtues të ndryshëm janë bërë kërkesa  për tu krijuar shkolla e cirkut shqiptar  për të pasur një financim të veçantat por të gjitha përpjekjet kane  rënë në vesh të shurdhër. A ka shkolla të tilla analoge në vendin tonë? Sigurisht që ka. Sjellim shembull shkollën e baletit, filialin e gjimnastikës, shkollat e muzikës në rrethe e pse jo dhe vetë Liceun Artistik. Pra përvoja në këtë drejtim ka, ana pedagogjike nuk mungon. Mendoj se mungon vetë dëshira e drejtuesve të lartë të shtetit , e sidomos atyre të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, që e ka për detyrë këtë gjë . Çndodh aktualisht. Buxheti që vjen për tu shpenzuar për nevojat e cirkut, një pjesë shkon për studion për të blerë bazë materiale,  për të paguar pedagogët e jashtëm që tashmë i janë shtuar  profilet e mjeshtërisë së aktrimit të pantomimës, grimit, baletit, muzikës  etj. Të gjithë këta duhen paguar, sepse puna e tyre është e domosdoshme për të përgatitur akrobat të kohës dhe të gatshëm për ekonominë e tregut. Pra e thënë ndryshe drejtuesit e cirkut heqin diçka nga goja e tyre vetëm e vetëm që Cirku të mbijetojë e të ketë vazhdimësinë e tij, duke e ruajtur traditën dhe vlerën që ka krijuar në këto 50 vjet. Mos vallë shteti po bën gabim ndaj këtij arti që po thuaj e ka lënë në harresë e kjo duket edhe në pagat që marrin artistët të cilat janë më të ulëtat në Shqipëri, kur në një kohë është një art i domosdoshëm për të gjitha moshat , burrëror, argëtues dhe edukues. E kjo u duk dhe në shfaqjen që pamë. Akrobatët e vegjël kishin realizuar numra të cilësisë së lartë e me tendenca të theksuara profesionale, të një shkalle të vështirësisë së lartë. Numri i ekuilibrit, interpretuar nga Bledi Balla e Loredana Dushku që për nga ndërtimi e niveli nuk i linte asgjë mangët anës teknike e interpretuese të  numrave të tjerë të realizuar nga artist me emër, por përkundrazi ai ishte pasuruar me elementë vërtetë të vështirë e që të mbante me emocione e në ankth deri ne fund. A po saktësia e siguria e xhongleristit të vogël Haki, numri i fjongove nga vajzat e studios dhe tabloja akrobatike ishin vërtetë të veçantat e kësaj arritje. Prandaj e ngre me forcë  problemin e financimit të studios së cirkut, pasi financohet për një art që ka perspektivë, e që për vite me radhë na ka dhuruar kënaqësi dhe arritje në vazhdimësi. Nuk do shkojmë larg për të argumentuar talentin e artistëve tanë të rij, që po punojnë pa u kursyer për të ruajtur fort e me sakrifica gjërat me të vyera të atyre artistëve, që me mundë e djersë i kanë realizuar. Një grup nga pjesëtarët e cirkut shqiptar ishte ftuar  në Maqedoni për një manifestim artistik të cirqeve nga disa vende të Ballkanit. Çdo grup paraqiti arritjet më të mira nga niveli i tyre. Sigurisht dhe ne u paraqitëm me artistët e rinj që janë pesha e cirkut, të cilët nga ana e tyre dhanë me mjeshtëri arritjet tona, e në numri plastik i akrobates së re Manushaqe Mullaj ishte mrekullia e asaj shfaqjeje, habia arriti kulmin. Respekti për artin Cirkut u shtua, flamuri ynë kombëtar u nderua. Një nga artistët e njohur të cirkut tonë, veterani Arian Miluka , i cili ndodhet  refugjat në Belgjikë, por që sot është bërë drejtori artistik i Akademisë së Cirkut Belg dhe personalitet i  atij vendi ka shfaqur dëshirën  për të krijuar shkollën e Cirkut në Tirane, bazuar mbi përvojën tonë e asaj botërore Kjo shkollë do të realizonte mundësinë e mbledhjes të talenteve nga e gjithë Shqipëria e diaspora. Çuditërisht asnjë përgjigje, vetëm heshtje e cila flet o nga padija  o nga mos dashja, ndonëse ky shtet për meritat e Arianit si akrobat dhe si  personalitet shqiptar e nderoi disa muaj me parë me titullin Mjeshtër i Madh i Skenës. Po sikur këta njerëz, që drejtojnë politikat e artit sot të vinin të shikonin shfaqjen e Cirkut Mos i beso kurrë një ujku kam bindjen që do të ndryshonin mendim e do të bëheshin dashamirës për ato çfarë ngritëm më lart,  sepse atmosfera që përshkon shfaqjen ta detyron këtë. Çdo gjë e realizuar në botën e fëmijëve që nga baleti, kostumografia plot ngjyra, ilustrimi muzikor etj. Ishin në vendin e vet artistikisht e profesionalisht E kjo falë mjeshtërisë të balet maestrit Llaqi Nako, i cili aq bukur diti të sjellë këtë arritje.

Last Updated on Thursday, 26 March 2009 22:37

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›