"Shteti i paafte te garantoje qytetaret"
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, reagoi dje pas tragjedise qe perfshiu familjen Filipi. Zyra e shtypit prane PS-se, nepermjet nje deklarate, beri me dije se "kryetari i PS-se, Edi Rama, i bashkohet dhimbjes se familjes Filipi. Kjo tragjedi, ku humbi jeta e nenes dhe e birit te saj, Age e Rafael, ka tronditur thelle opinionin publik, qe tanime gjendet sistematikisht perpara viktimave te nje barbarie kriminale ne rritje". Gjithashtu, ne emer te te gjithe socialisteve, Rama u shpreh te afermve te viktimave ngushellimet me te sinqerta. Por, nga ana tjeter, nepermjet kesaj deklarate shigjetoi dhe njehere tjeter qeverisjen aktuale, e konkretisht pafuqine e shtetit ligjor. "Kjo kronike e nje ngjarjeje te paralajmeruar eshte vetem nje hallke ne zinxhirin e gjate te veprave kriminale te kesaj natyre, te cilat reflektojne pafuqine e shtetit ligjor ne garantimin e jetes e te sigurise se qytetareve. Politika e re e PS-se ne qeverisje do ta nxjerre shoqerine nga kjo klime mesjetare deshperimi social e instinktit hakmarres, ku e mbajne te ngujuar prej 17 vitesh hijet e se shkuares", thuhet ne kete deklarate.
O.Xh