E Shtunë, 31 Tetor 2026

Depresioni, vetevritet babai i 3 femijeve

Nje 47-vjecar, babai i tre femijeve, banor i fshatit Hot i Ri, ne Komunen Rrethina te Shkodres, eshte gjetur i vetevrare mengjesin e djeshem nga pjesetaret e familjes se tij ne nje barake, prapa shtepise. Burime zyrtare nga Komisariati i policise thane, dje, se kane qene te afermit e tij, qe e kane derguar me urgjence ne spitalin rajonal te Shkodres 47-vjecarin Mirash Shullani, i cili nuk ka mundur t'i shpetoje vdekjes. Ai ka qelluar veten ne baxhen e shtepise me nje arme zjarri, tip pistolete. Policia tha se e ka gjetur viktimen me pizhame ne ambientet qe perdoreshin si baxho djathi. Ne doren e tij eshte gjetur edhe arma, me te cilen mendohet se i ka hequr jeten vetes. Bashkeshortja e te ndjerit ka treguar se 47-vjecari cohej shpesh naten dhe tashme anetaret e familjes ishin mesuar me te. Ai qendronte shpeshhere i vecuar dhe nuk kishte deshire te fliste me askend. Familjaret i pohuan policise se 47-vjecari ka shfaqur shenja depresioni gjate muajve te fundit dhe kjo duhet te kete qene arsyeja e marrjes se vendimit per t'u vetevrare. Statistikat e policise nenvizojne se vetevrasja e 47-vjecarit nga Hoti i Ri, eshte rasti i 19-te qe ndodh brenda ketij viti ne rrethana te tilla.
R.Ll

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›